Hiperproduksioni, do ta futë në depresion ekonominë botrore.

Opinione

Hiperproduksioni, do ta futë në depresion ekonominë botrore.

Nga: Nexhat Bexheti Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 08:52
Nexhat Bexheti

Ekonomia botrore,një periudh relativisht të gjatë ishte nën ndikimin e masava anti covit,si preventivë për mospëhapjen e pandemisë. Masat relativisht dukën se kanë qenë si të tepërta,ngase sot e japin efektin negativ,sepse u çregullua sistemi ekonomik botror.

Kompanitë prodhuese, gjatë pandemisë ngecën me prodhim,ashtu që gradualisht u shprazën edhe stoqet,depotë nuk dispononin me mallra të gatshme,që ti përgjigjen këkesës së tregut.

Me tejkalimin parcial të pandemisë,kompanitë prodhuese u turën me intenzitet, të theksuar për ti mbushur stoqet dhe depotë me mallra te gatshëm,të të gjitha llojeve. Kompanitë fillimisht angazhuan fuqi puntore,nga vendi,dhe nga jashtë.Menjëherë nisi të ndihet mungesa e profileve të fuqisë puntore.Me këtë akt u aktivizua spiralja e migrimeve,nga vendet më pak të zhvilluara kundrejt vendeve industriale.

Kompanitë prodhuese, i vunë gjegjsisht i aktivizuan të gjitha kapacitetet prodhuese në funksion të prodhimit,të pa matur.Dëshira e kapitalistëve për profit, u shurdhua për respektin e ligjeve teorike të ekonomisë.Synim kryesorë është produktiviteti,që më shumë njësi të prodhohen.

Kjo gjendje detyrimisht e riti kërkesën, për energji,lëndë të parë,dhe fuqi puntore.Regulla e artë e ekonomisë thot se prishja e ekuilibrit të kërkesë dhe ofertës,sjell me automatizëm debalanc, ose do ngriten çmimet ose do ulen,dhe si rezultat parimor vjen recesioni i ekonomisë.

Momentalisht ka nisur ritja e çmimeve enorme reth 40%,të energjisë,fuqisë puntore,lëndes së parë,dhe shërbimeve. Menjëherë ndihet rënja e standardit tek klasa e ulët, dhe e mesme.

Kompanitë prodhuese me këtë tempo të prodhimit, do ta ngritin prodhimin, deri në 70% të shfrytzimit të kapaciteteve teknologjiko prodhuese,ku produktiviteti,e tejkalon rentabilitetin sepse çmimet e mallrave të gatshë janë të fryra më tepër se sa kostoja e realtë. Kërkesa pë mallra të gatshme në treg nuk është e shprehun aq sa mendojnë kompanitë prodhuese,por vetëm syri i pangopur kapitalist do ta çregulloje tregun.Me këto akte shkelen ligjet ekonomike,nuk përfillen sygjerimet e ekspertëve të ekonomisë,dhe si pasojë vjen deri hiperproduksioni,prodhim i pa kontroluar,në treg ofrohen më shumë se sa kërkohen mallra të gatshme.Kështu do të nisë ulja e çmimeve,ashtu siç nisi ritja,do të kthehen si në fillim.

Këto janë momente kur,kompanitë tregtarëve u japin mallra në konsignacion,ose me kredi pagese afat gjete,vetëm e vetëm që të çlirohen nga mallrat e prodhuara pa plan.

Kjo ndikon në ekonominë botrore,sepse kriza mbartet,vendet më pak të zhvilluara nuk mundin ta ndjekin,edhe as ti kundërpërgjigjen aksioneve të vendeve të zhvilluara. Vendet e zhvilluara me shitje akcione nën vlerën e kostos së mallit,çlirohen kurse vendet e pazhvilluara ngelin me stoqet e mallrave dhe zhyten në recesion,dhe nuk arinë ti kthejnë kredit e maruna nga institucionet financiare. Në këto vende të pa zhvilluara, ku edhe vendi ynë bën pjesë,do bien qeveritë,gjat zgjedhjeve,ose me protesta sociale.

Prandaj them se nga kriza e pandemisë,u futëm në krizën e depresionit ekonomike,deri në recesion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat