Zgjedhjet për kryetar të komunës bëhen në baze të sistemit “mazhoritar dhe për dallim prej zgjedhjeve për përfaqësues të kuvendit të Republikës dhe anëtarë të kuvendet të komunave ku aplikohet sistemi zgjedhor i përfaqësimit “proporcional”.
Kryetari zgjidhet nëse ai/ajo fiton merre më shumë se 50%, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në komunën qe garon. Nëse asnjë kandidat nuk e arrin ketë përqindje, katër javë pas rundit të parë, organizohet rundi i dytë i zgjedhjeve në mes të dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme në rundin e parë.
Balotazh për kryetar të komunës apo si është e normuar ligjërisht “rundi i dytë” në Republikën e Kosovës është garë në mes dy kandidatëve për të fituar legjitimitet popullor me të plotë se raundi paraprak. Balotazhi mundë të konsiderohet edhe si proces i ri i votimit dhe këtë e dëshmon edhe praktika e deritanishëm të zgjedhjeve lokale në të cilën autsajderi ka fituar (Mitrovicë 2013 dhe 2017, Prishtinë 2013, Gjakovë 2013, Kamenicë 2013, Prizren 2017 etj).
Njëra nga objektivat e këtij lloji të votimit është institucionalizimi i një zgjedhjeje "të pastër, të qartë dhe të ndershme" duke eliminuar listat ose kandidatët, të cilët nuk janë shumë përfaqësues. Në këto zgjedhje lokale dyzetedy (42) kandidatë për kryetarë të komunave i nënshtrohen përsëri procesit të legjitimiteti qytetarë me 14 nëntor 2021. Fushata po karakterizohet nga varfëri idesh, objektivash për mirëqeverisjen, programesh dhe si rezultat i kësaj po shpërfaqen vetëm deklarata boshe.
Shansi i ri (ose balotazhi) nga kandidatë për kryetar komune po ndërtohet në informacione denigruese për kundërshtarin politik, krijimin e koalicioneve politike parazgjedhore dhe jo në promovimin dhe shpalosje e programit qeverisës katër (4) vjeçare.
Anomalit qe po shoqërojnë sistemin e balotazhit si “informata të parëndësishme për komunën dhe qytetarin, shpenzime buxhetore, krijimi i koalicioneve dhe taborëve për inate politike,eliminimi i kandidatëve të cilët kanë zotëruar fuqi votuese me të lartë ne raundin e parë etj” .
Andaj kjo bënë të domosdoshme qe të modifikohet raundi i dytë (balotazhi) ose të hiqet si opsion përmes reformës zgjedhore sepse i njëjti nuk po e arrin efektet për të cilin është menduar dhe ndërtuar “legjitimitet popullor me të plotë se raundi paraprak”.