Kuvendi duhet të funksionoj

Opinione

Kuvendi duhet të funksionoj

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 12:20
Muhamet Kelmendi

Mos funksionimi i Kuvendit buron kryesisht nga Kryesia dhe përgjegjësia e deputetëve dhe të partive politike. Këto përgjegjësi shkojnë bashkërisht. Ka mundësi, kuptohet me normat juridike në fuqi, që deputetët për disa çështje deri në 6 muaj për mospjesëmarrje mos të largohen në pozitat e veta. Mirëpo, nëse vazhdon me mos funksionim të Kryesisë për përcaktimin e seancave, sikundër edhe me moskourum të organeve të Kuvendit, për organizimin e seancave të Kuvendit, në aspektin juridik, ka mundësi që Kuvendi për bllokim të shpërbëhet dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Nuk mund të funksionoj Qeveria pa Kuvend.

Kuvendi ka pushtet legjislativë, ekzekutiv dhe gjyqësor. Në normat kushtetuese ka mungesa të mëdha juridike. Shumë çështje nuk janë mirë të sanksionuara. Këtu vijnë në punë interpretimet e ndryshme të normave kushtetuese në fuqi. Për këtë është Gjykata Kushtetuese e Republikës. Mos mbajtja e seancave ka sanksione financiare të përcaktuara me Rregulloren e punës së Kuvendit. Kjo është një mënyrë e imponimit të deputetëve dhe të antarëve të Kryesisë të marrin pjesë në mbledhje.

Forma tjetër është nxjerrja e vendimëve sanksionuese ndaj çdo deputeti nga ana e Kryesisë dhe vetë Kuvendit në seanca plenare. Dhe nëse tërë këto masa juridike nuk ecin, vije në pyetje ekzistenca e organëve të zgjedhura. Pa Kuvend nuk ka pushtet funksional. Mos arritja e nxerrjes së vendimëve në Kryesi është rrjedhoj e mosdijes së udhëheqësit të Kuvendit për funksionim. Kjo për faktin se pjesëmarrja në takime, pa përcaktuar seancat dhe rendin ekzistues të seancave, tregon paaftësinë e udhëheqjes së Kuvendit.

Duket se në Kryesi të Kuvendit nuk dijnë se çka është vota. Kjo është ana normative. Por turpi është në aspektin e marrjes së votave nga deputetët, që ka karakter të besimit ndaj votuesëve dhe të karakterit moral të deputetit. Nuk mund të kuptohet se pse votuesi, deputetët e njohur për punë jo serioze në Kuvend dhe për shkelje, i votojnë.

Natyrisht se çështja është te partia që i lejon të njejtit të konkurojnë. Këtu lypset ndoshta intervenim normativ për partitë dhe në Rregulloren e Kuvendit të sanksionohen më ashpër shkelje të normave të punës së Kuvendit. Edhe në luftë me qenë vendi, Kuvendi aq sa mundet, duhet të funksionoi. Është obligim ligjor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat