Ky nuk është as i pari dhe as I fundit Kryeministër i Shqipërisë, që i’a kthen shpinën Kosovës për karrige dhe pushtet, duke krijuar aleancë vëllazërie me udhëheqësin më anti shqiptar që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit, udhëheqësin serb Aleksandër Vuçiqit, këlyshit të Millosheviçit , kasapit të Ballkanit, ideatorit të zhbërjes së popullatës shqiptare në luftën e fundit sa me vrasje masive, sa me masakra dhe dhunime dhe sa me metoda perfide makabre të shfarosjes së një populli të tërë autokton në vatrat e tija shekullore.
Si Edi Kristaq Rama, ishte edhe Esat Pash Toptani , i cili për të mbrojtur fotelen e tij të pushtetit e bëri tërë Shqipërinë- Serbi…
Madje edhe Diktatori Hoxha, për ta sunduar Shqipërinë dhe shqiptarët matanë kufirit e sakrifikoi Kosovën, i tha “vëllait “ tij Titos, Kosovën mbaje ti se atje ka shumë elemente anti- komuniste dhe mund të më prishin shtetin këndej kufirit. Ia la të lirë mundësinë regjimit më anti shqiptar, regjimit Serbo - Jugosllav të ushtronte shfarosjen e popullatës shqiptare të Kosovës me metodat më monstruoze dhe anti njerëzore, të cilat dinë t’i përdorin vetëm regjimet raciste, diktatoriale dhe nazifashiste në botë.
Po tani Kryeministri i Shqiprëisë në detyrë Edi Kristaq Rama, pse ka shkruar në Beograd, kur regjimi Serb atje bënë të pamundurën për ta neutralizuar shtetësinë e Kosovës, nuk mund të thuhet se ka shkuar për diçka tjetër përveçse si paraardhësit e tij për ta qitur në “ankand” Kosovën, për t’ia shitur Serbisë gjenocidale anti- shqiptare.
Çdo Interpretim tjetër i vizitës së Kryeministrit aktual të Shqipërisë Beogradit, vetëm sa do të krijonte dilema nga qëllimi i vërtetë anti shqiptarë i kësaj vizite.
Tanimë ajo që është fakt, as një komb apo popull në Botë nuk do ta toleronte në pushtet një Kryeministër si Edvin Kristaq Ramën.