LVV kishte premtuar në zhbllokimin e kësaj situate fatale për shoqërinë. Konstatimi i krimeve dhe të makro-hajnive, për dy dekada radhazi, kryesisht, nga partitë-banda të PAN-it, kishte pritshmëri të veprimit të shpejtë në opinion, që LVV do ta bëjë hapin e duhur, duke i vënë para përgjegjësisë kriminelët dhe hajdutët. Por, kjo as nuk ndodhi dhe as nuk po ndodhë! Madje, sfidimi i i kriminelëve dhe i hajnave është i organizuar, gjë që largon shpresën, për të realizuar premtimet, në një të ardhme të afërt. Dhe, kjo ka zvetnuar besimin në LVV, pse nuk u jep goditjen meritore mujëshorëve, përgjakës dhe rrënues të Kosovës tonë.
Opinioni është praktik, kërkon zgjidhje, pa hyrë në pengesat faktike, sepse luftimi i krimit dhe të kriminelëve, qofshin të natyrës vrastare apo ekonomike, bëhet përmes prokurorëve dhe gjyqtarëve. Andaj, LVV, përkatësisht, qeveria aktuale, ngulmon në Vettingun e thellë, për hapjen rrugë të drejtësisë. Fundja, të plotësohet edhe kushti i sabotuesëve të drejtësisë, të djeshëm dhe të sotëm, duke u bërë pjesë e monitorimit të Vettingut edhe ndërkombëtarët.
Por, paraprakisht, duhet të bindën ndërkombëtarët se Kosova është përgjakur dhe vjedhur, madje, jo vetëm nga Serbia fashizoide, por, edhe nga bastardët vendorë, hafije të Serbisë, në praninë e UNMIK-ut burokratik e sihirxhinj. Thënë troç, krimet janë parë, janë evidentuar, por janë heshtur sirtareve të policisë. Kjo heshtje e fshehje 20 vjeçare, po dëshmohet edhe në procesin aktual, kundër disa të akuzuarëve në Hagë, për krime të luftës. Këtë habi po e shprehin edhe lukunia e avoketërve, zhvatës të miliona eurove të taksa-paguesëve të lodhur kosovarë! Por, gjithnjë, duke i parë si krime të vjetëruara, që nuk mund të freskohen e dëshmohen pas dy dekadave! Megjithatë, kjo bie ndesh me maksimën juridike se "krimit nuk i skadon afati!"
Për fund, LVV ka fituar bindshëm mandatin qeverisës, pikërisht, në saje të këtyre premtimeve, sa të nevojshme, aq edhe akute, për t`u plotësuar. Krerët e saj duhet "ta ulin hundën", të pranojnë se bandat e krimit në Kosovë, janë krijuar gjatë luftës, janë forcuar dhe kanë vepruar e veprojnë përtej dy dekadave radhazi. Ato nuk mund të luftohen dhe, aq më pak të mundën, pa ndihmën e ndërkombëtarëve.
LPK-istët e djeshëm, majtistët e sotëm, duhet t`i lënë përrallisjet se "ne e çliruam Kosovën, ndërsa ndërlkombëtarët vetëm na mbështetën!" Liria e Kosovës është vepër ekskluzive e ndërkombëtarëve, me "Apaçët" bombardues të saj. Qershori i vitit 1999, e gjeti Kosovën të shkretuar, të mundur, pa shpresë qendrese dhe çlirimi, me forcat vetanake të Kosovës. Përlavdërimet tjera, janë bruçkulla, pallavra. Shpallja e pavarësisë të Kosovës, më 2008, duhej të ishte plotore, të paktën, në kufinjtë e saj të 1912-ës. Mjerisht, u bënë lojëra të pista, fort zhgënjyese. Dhe, jemi këtu ku jemi!