Vizita e Edi Ramës, që ia bënë Beograd, lë përshtypjen e një burrështetasi jo serioz, që do të dallonim se ka në vete një mister të dyshimtë me Vuçiqin, ndërsa në anën tjetër, sikur po mbetët edhe një person i pa mposhtur në skenën politike ndër shqiptare, si një njeri i veçantë apo si «baba» i kombit, i cili përveç etjes së tij të madhe për pushtet dhe për të qenë i pari, ai edhe tiparin e kësaj shoqërie njerëzore do ta ndryshonte, apo do ta bënte vepër arti dhe kulture të duarve të veta.
Vizita e Edi Ramës këto ditë në Beograd, mbi të gjitha lidhet vetëm mbi afirmimin e personalitetit të tij, por jo edhe në interes të popullit shqiptarë, sepse po të lidhej në interes të këtij populli, imazhi i shqiptareve do të ndryshonte së paku i shqiptareve të Luginës së Preshevës, të cilëve u cenohen përditë të drejtat e tyre si komunitet shqiptarë brenda këtij shteti, po ashtu edhe marrëdhëniet me Kosovën, këtyre ditëve të fundit, sikur po përshkallëzohen në çdo çast deri në një shkallë konflikti, por edhe lufte, që po e shkakton politika e Vuçit, dhe mikut të Edvinit.
Shtrohet pyetja, çka kërkon Edi Rama në Beograd, pa një marrëveshje edhe me Kosovën, dhe flet në emër të Kosovës, kur ky vend në krye me Vuçiqin, bashkëpunëtorin e ngushtë të kriminelit Millosheviq, para pak ditësh i drejton makineritë ushtarake dhe aeroplanët luftarak deri në kufi të Kosovës, duke iu kërcënuar shtetit dhe popullatës së këtij vendi, sikur Serbisë dhe Vuçiqit, po i duket pak se çfarë i shkaktojë këtij populli vetëm në luftën e fundit të vitit 1998-99, po të mos intervenonte NATO-ja, këtë popull do ta ç ‘faroste dhe eliminonte nga faqja e dheut.
Është një iluzion i tmerrshëm se Edi Rama, do ta zbuste në një mënyrë Vuçiqin, ndaj Kosovës, para do ta zbuste një ari apo derr të egër, çfarë urrejtje patologjike ka ndaj shqiptarëve, me politikat e tij fashiste, duke mos ndryshuar fare për sa vjet që është në krye të shtetit serb, prandaj nuk mund të parashikohet se çdo të ndodh me projektin që e ka në krye të vet Vuçiqi, ndaj Kosovës, i cili e vë në rrezik çdo zgjidhje pozitive në mes këtyre dy vendeve, duke u kthyer secilën herë e më shumë në pikën zero të marrëveshjeve.
Për ta futur Kosovën, nën ombrellën e vet, Vuçiqi e ka shpikë projektin më të ri «Open Ballkan», të cilin po e përkrah miku i tij i famshëm Edi Rama, dhe po i bëhet bashkëpunëtor i ngushtë i një projekti të tillë misterioz, ku brenda këtij projekti janë përgatitur edhe plot projekte tjera, i cili këmbë e krye ka për qëllim që vendet ballkanike ti fusë nën thundrën e vet, e një ndër ato edhe Kosovën, të cilën e ka në listë të parën, ndërsa Edi Rama dhe të tjerët do jenë vetëm spektatorë.
Për fat të keq, me dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zajev, tani këtij organizimi do ti mungonte edhe një «argat», i miratimit, cili nuk ishte në gjendje ti bëjë asnjë lloj kritike kundër këtij projekti, vetëm ia bënte aminin sikur thoshte dhe vendoste Vuçiqi, duke i shkuar mbrapa ky edhe Rama, sikur «mazi pas pelës».
Është shumë skandaloze për një burrë shteti kur shkon në vizitë në një shtet tjetër dhe para se të filloj vizitën i hiqte flamuri i shtetit të tij dhe i nëpërkëmbët për tokë, ashtu sikur i ndodhi edhe Edi Ramës, këto ditë në vizitën e tij në Beograd, por për kryeministrin në fjalë këto veprime nuk ecin në kandar, sepse ky njeri në Serbi, po merr shkollë, sikur më herët në ish-Jugosllavi, shumica e shqiptarëve në kohen e monizmit shkonin e kryenin shkollë politike në Kumrovc, ose në Beograd, dhe kur ktheheshin këta njerëz në vendin e vet, sikur do të kishin ardhë prej hëne, apo të ngjashëm me alinetë dhe jashtëtokësorët.
Edi Rama edhe prej Beogradi, i kërcënohet Kosovës dhe Albin Kurtit, se nuk po i afrohet projektit të Vuçiqit, që në një mënyrë, të gjitha vendet e rajonit munden të përfitojnë nga ky projekt, të cilin e ka modefikuar arkitekti dhe miku i tij Vuçiq, për të ngjallur besimin pa rezerva nga ky vend dhe nga ky njeri, që nënkupton thjeshtë, këto vende do kenë vetëm kufinjt e masës, apo kufij pa kufi në shkëmbim të mallrave dhe lëvizjeve njerëzore, ku në këto rrethana do të përfitonte edhe shteti i Kosovës, ishin këto sygjerime dhe këshilla që ekselenca dhe filozofia e Ramës, i shpalosi në Beograd.
Pikërisht për këtë arsye mos pjesëmarrja e vendeve ballkanike e në veçanti edhe mospjesëmarrja e Kosovës, do shkaktojë dëm të madh këtij vendi dhe këtij populli, ishin fjalët e presidentit shqiptar, thua se kjo qenje e rëndësishme politike që i drejtohet bashkëkombësve të vet me një lloj thirrje dhe me një lloj kërcënimi, do e bindte popullin e Kosovës, i cili akoma i ka plagët e pa shëruara që ia ka shkaktuar Serbia, të futët edhe njëherë në karthën e Vuçiqit dhe bashkëargatëve të tij.
Prandaj, zotëri Edi Rama, me këto rrole tragjikomike, që po i luani ju, janë goxha të vështira, në njërin po e luani rrolin e atdhetarit, kur merrni guximin dhe shkoni para xhelatit të shqiptarëve dhe pini verë të kuqe, duke i cakërruar gotat në shenjë respekti ndaj gjakut të tyre, ndërsa tjetrin rrol po e luani rrolin e tradhtarit, sepse përveç duartrokitjeve të «vuçiqëve» dhe të ndonjë miku të tillë, të tjerat mungojnë, ku brenda këtij rroli ka edhe një mister të rrezikshëm për Kosovën dhe shqiptarët, që po përgatitet nga skenari kryesor dhe regjisori i tragjedive njerëzore, që ju e keni përzgjedhur.