Projekti famëkeq serbo-rus për formimin e Serbisë së madhe nën maskimin e “Open Balkan” vazhdon të mbështet fortë nga Edi Rama.
Këto ditë po mbahet në Beograd takimi për “Ballkanin e Hapur”, gjatë së cilës Edi Rama më tepër është marr me Kosovën se me vet Serbinë.
Rama fton Kosovën që të bëhet pjesë e një projekti ruso-serb, me Kosovën që sipas tij “arsyet e tyre (Kosovës) kundër kësaj iniciative i ka quajtur të paarsyeshme”. E habitshme është arsyeja në të cilat Rama thirret në, të cilat ai i rendit si “lidhjet tregtare, lehtësi në kufij etj”.
Këto të gjitha janë pjesë e CEFTA-s, të cilat Serbia asnjëherë nuk i ka zbatuar, shtrohet pyetja a është e njëjta Serbi, pse u dashka të besohet në “Ballkanin e hapur” derisa Serbia në CEFTA nuk i zbaton këto marrëveshje.
Një gjë të jetë i sigurt Edi Rama dhe të gjithë ata që verbërisht e mbështesin këtë ide të “Ballkanit të hapur”, nëse s’do të ishte ne interes të Serbisë dhe kundër Kosovës me asnjë kusht Serbia nuk do ishte bërë pjesë e saj.
Fakti se Serbia mbështet me kaq zell këtë ide, nuk është e favorshme për shqiptarët. Ekonomia duhet të jetë e hapur, por s’ka nevojë për ide të tilla që fuqizojnë Serbinë, e cila pa njohur Kosovën, mëton të shfrytëzojë rrugët e saj për të dal në det, të cilat Rama po ia hap pa asgjë në këmbim.
Serbia përfiton në të gjitha aspektet në këtë drejtim, e vetmja që humbet është Shqipëria, duhet largohet sa më parë Edi Rama dhe Shqipëria nga kjo iniciativë krejtësisht e dëmshme për shqiptarët.
Duket se Edi Rama s’ka ndërmend të tërhiqet, përkundrazi, paralajmëron se “Në dhjetor kur ne të bëjmë takimin në samitin e radhës në Tiranë dhe kur t’i dorëzojmë të gjitha atyre sipërmarrjeve që takuam sot” prapa të cilave fshihet nën ombrellën e “një kërkesë ulëritëse ekonomitë tona, e njerëzve, qytetarëve, sipërmarrësve, studentëve, akademikëve, njerëzve që duan të lëvizin për turizëm”.
Kumaria që ka lidhur me Vuçiqin për shqiptarët , konkretisht për Kosovën është thikë pas shpine, të cilën nuk e meritonte. Kosova ka nevojë për Shqipërinë, jo për mbështetje të ideve, projekteve të cilat janë të dëmshme për vendin tonë, sidomos kur në epiqendër të saj është një shtet që synon me të gjitha mundësitë dhe format të të shfaros.
Kurrë, me asnjë çmim dhe në asnjë formë Serbia s’do të futej në ketë projekt nëse s’do të ishte kundër Kosovës.
Tregu i Kosovës dhe Shqipërisë do të mbushet me produkte serbo-ruse, me ekonominë shqiptare që ka nevojë për ndihmë të shteti, në vend të saj Rama po e varros përgjithmonë ekonominë vendore.
Edhe mallrat kineze do të futën në Ballkan pa asnjë taksë, nën ombrellën e atyre serbe, me pak fjalë Ballkani do të jetë i tëri mbushur me produkte sere, ruse dhe kineze, me bujqit shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri që do kenë leverdi as të mbjellin asgjë.
Edi Rama po i bën argatin armiqve të shqiptarëve. U pa këtë verë sa turistë serb ishin në Shqipëri, me pak fjalë Shqipëria po kthehet në një koloni të Serbisë, Rama sa më parë të tërhiqet do të ishte më pak e dëmshme për shqiptarët, kryesisht Shqipërinë. Kosova, nuk duhet të futet në projektet serbo-ruse.