Pse Kosova nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë nga presidenti Joe Biden?

Opinione

Pse Kosova nuk është ftuar në Samitin e Demokracisë nga presidenti Joe Biden?

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 14:19
Adem Bytyçi

Vërtetë Joe Biden, presidenti aktual i SHBA-së , jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe BH, nuk i ftojë të merrnin pjesë në Samitin e Demokracisë që do të mbahet në SHBA.

Pse Kosova, nuk është ftuar në këtë samit, u ngrit shumë pluhur nga analistë dhe politikanë të njohur në Kosovë, duke e fajësuar kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin, disa nga ata edhe duke i dhënë instruksione z. Kurti, që t’i dallojë më mirë ngjyrat e Shtëpisë së Bardhë.

Më të zëshmit në këtë aspekt u dalluan znj. Edita Tahiri, ish negociatorja e Kosovës në negociatat e Brukselit, me palën serbe e cila i’a dhurojë Kosovës fusnotën famoze dhe ish komunisti z. Isa Mustafa, i cili në negociata edhe ky të Brukselit, me palën serbe, ia solli Kosovës Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, një të keqe të madhe për Kosovën, nga e cila Kosova po bënë përpjekje të jashtëzakonshme për të dalur.

Nuk besoj të dramatizohej aq shumë mos ftesa e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë në SHBA, nga presidenti Bieden, duke ditur shkaqet të cilat jo vetëm një qeveri, por të gjitha qeverive njëra pas tjetrës.

Nuk duhet çuditur asnjë politikanë dhe as një kryeministër i cilësdo qeveri, se korrupsioni dhe krimi ekonomik nuk është luftuar në nivelin në të cilin do të dëshironte Qeveria e SHBA-së, si njëra ndër qeveritë e shtetit më mik të Kosovës.

Amerika do të jetë përherë në anën e Kosovës, por asnjëherë nuk do të pajtohet me ekzistencën e korrupsionit dhe format tjera të padrejtësive në shtetin e Kosovës, prandaj gjithmonë do t’i ndihmojë shtetet mike që në forma të ndryshme ta luftojnë korrupsionin dhe të gjitha format tjera të kriminalitetit, të cilat bien ndesh me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Të gjithë ata që mendojnë ndryshe, duhet të binden se mos ftesa e Kosovës, nga presidenti Joe Biden i SHBA, për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë në SHBA, është bërë për shkak të korrupsionit dhe një sistemi të brisht të drejtësisë, i cilii sipas SHBA-së, nuk po e lufton korrupsionin në atë shkallë në të cilën do duhej ta luftonte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat