Albanofobi tashmë i njohur, njeriu që më të madhe lobonte për rininë shqiptare që të shkonin në luftë në “Tokën e Shamit”, i biri i Hajrullah Goranit, ish-Kryetarit të Sindikatave të Kosovës në kohën e dhunës serbe, i cili kur mohoheshin shkollat shqipe dhe puna e shqiptarëve, e që ai për t`i ndihmuar Millosheviqit (që ai të bën prova, se a mundet ekonomia e Kosovës të funksionojë pa shqiptarë), bënte thirrje që shqiptarët ta lëshojnë punën (rasti flagrant PTT-ja e Kosovës), “urdhër” i cili edhe dëgjohej e mirëpritej nga shqiptarët e Kosovës. Dukagjinit aso kohe baba Hajrullahu ia dha krejt “kapitalin” e Sindikatave të Kosovës (disa miliona marka), që i biri Dukagjii t’i ruante në vendet nordike, sepse sipas tij, nuk kishte besim tek të tjerët. Baba Hajrullahu fill pas luftës e krijoi Platformën “Kujtesa” dhe i inkasoi deri vonë disa miliona.
Dukagjini, në kohën e përmendur më lartë (pas luftës) mundohej të njolloste edhe Petro Markon, gjithashtu të “dënuar” edhe nga PPSH-ja.
Ky albanofob, “patriot” kosovar, këshilltar i rangjeve më të larta të shtetit te ri të Kosovës, paska marr pjesë në Beograd në takimin: Kosova –Serbia: një çasje tjetër, e qëllon nishanin mu në pikën më agresive serbe (i njëjtë si Hasan Kaleshi, në vitin 1972 në Stamboll ), që shqiptarët nuk kanë vijimësi me ilirët. Eu, Dukagjin, eu se q’i ra donkës!
Po si ia qëllove të thuash atë që e duan serbët?
“Shqiptarët e Kosovës e lartësojnë idenë për veti, ndryshe nga ajo se çka paraqet shoqëria shqiptare sot: Prejardhja e shqiptarëve nga Ilirët është mit!” (Ku jeni Fatos Lubonja, Paskal Milo, Mustafa Nano, Olsi Jazexhi: gëzohuni se e keni një bashkëmendimtar në Kosovë), dhe vazhdon “në kohën e Skënderbeut nuk kishte komb shqiptar!” sepse sipas tij paska ekzistuar një rregullim tjetër shoqëror!
Si ta përfundojë këtë shkrim me këtë njeri të mallkuar nga vet Zoti?
E di ky njeri se çka është dhe kujt i shërben, apo ndoshta flet kështu se mos qenka i shantazhuar nga serbët, se ndoshta ne nuk dimë asgjë nga ajo se çka dinë serbët për llojin e Dukagjinit. Qofsha gabim!
“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave… O Zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…”- i thoshte vetes Atë Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.
“Çudë, për besë – fliste populli, çudë e madhe.
Flitet e përflitet për këtë të zezë, sëmundje e kurrkund nuk hetohet”.. Kurse në të njëjtën kohë Kajmekami (Serbia fxh) kërcënohej: ”Ata që dyshojnë në sëmundjen (e tradhtisë, fxh )), janë armiq të Perandorisë (të Serbisë fxh) dhe të gjithë ata që e hapin fjalën se nuk ka sëmundje (se ka tradhti, fxh) dënohen pamëshirshëm”.