Misioni i këtyre anti shqiptarëve është në sinkron me doktrinat fashiste serbe anti-shqiptare , që për qëllim kanë dobësimin e tabanit kombëtar shqiptarë, duke e ndarë kombin shqiptarë në dysh pas kaq vitesh ekzistencë.
Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshi , një gazetar kontrovers, i cili pasi hyri në politikë e lëshoi rrugën e zotit dhe të kombit, këta dy , por jo vetëm, kanë edhe shokë tjerë këndej dhe andej kufirit që sorollatën me ide pa as një përmbajtje as njerëzore, as kombëtare dhe as shkencore që mohojnë ekzistencën e një Kombi të vetëm në Kosovë dhe Shqipëri.
Merreni me mend këta dy albano-fob pohojnë së në Kosovë ekziston Kombi kosovar -jo shqiptarë, ndërkaq atje në Shqipëri është Kombi shqiptarë, ja pra këta dy të mjerë e ndajnë një komb në dy kombe krejtësisht të ndryshme, nëse për asgjë tjetër për t’ia bërë qejfin teorive dhe doktrinave fashiste serbe anti- shqiptare , si të atyre të Akademisë së shkencave të Serbisë dhe doktrinave të Qubrilloviqëve, të cilët mohonin ekzistencën e shqiptarëve në Kosovë dhe në vendbanimet e tyre etnike jashtë Shqipërisë, në të gjitha ato territore në të cilat ishin banorë autokton historikisht.
Jo vetëm këta dy albano-fob, por taborit tyre i janë bashkuar edhe disa pseudo shkencëtarë dhe pseudo shqiptarë andej kufirit në Shqipëri , të cilët mendojnë ngjashëm duke përkrahur teoritë dhe doktrinat anti kombëtare shqiptare të mbështetura në përralla dhe fakte anti-shkencore, sipas të cilave dhe të cilëve duhet ndaluar Bashkimin kombëtar shqiptarë -Të Kosovës me Shqipërinë, sepse sipas tyre do të zhdukej Kombi kosovar….
Këtyre anti-shqiptarëve nuk duhet lënë hapësirë për të manipuluar me fakte anti-shkencor në dëm të kombit shqiptarë si një komb i vetëm dhe i pa ndarë…