Popullit që nuk i harron të rënët e vet nuk i përsëritet historia.
Shkaqet që kanë shkaktuar shpërnguljen e shqiptarëve “Duhet treguar opinionit ndërkombëtar se deri me tani, asgjë nga ato prona pronarëve të tona nuk u është kompensuar. Brenda dy muajve u bë pastrimi etnik i territorit prej rreth 11,000 km² ku ka jetuar popullata shqiptare, më pastaj tërë ky territor brenda një periudhe të shkurtër u kolonizua me elementin sllavë. U vranë dhe vdiqën nga të ftohtit më se 70,000 banorë shqiptarë; tërë pasuria u plaçkitë dhe kurrë ajo nuk u kompensua; popullata e dëbuar u vendos në territorin e Kosovës.
Historia e popullit shqiptar paraqet një dramë shumaktëshe,së cilës i dihet fillimi, por nuk i dihet mbarimi.
Ka kohë që bashkësia ndërkombëtare kërkon prej shqiptarëve që të falin për tmerret që kanë përjetuar nga barbaria serbe,pa kërkuar llogari prej serbëve.
Pse u dashka që vetëm ne shqiptarët të harrojmë dhe të falim, të shkelim mbi gjakun e brezave që aq shumë u sakrifikuan për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe tërësisë territoriale..!?
Më së paku që mund kërkohet prej nesh që të falim për ato tmerre të përjetuara.
Populli shqiptar, krahas vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave barbare, djegieve e plaçkitjeve të shtëpive e të pasurive të tyre, përjetoi edhe spastrimin etnik, Plani për depërtimin e tyre u hartua në Beograd nga pushteti i atëhershëm komunist.
Pse deri më sot, bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk ka ngritur zërin dhe nuk ka kërkuar drejtësi për gjenocidin serb dhe shfarosjen e popullsisë shqiptare së Toplicës, Kurshumlisë,Nishit,Vranjës,Leskocit,... etj.!?
Shtrihet 33,5 km në juglindje të Kurshumlisë.
Përmendet në defterin osman të vitit 1455 me 10 shtëpi me emrin Zagradi.
Në një burim, në mes të tjerash, thuhet: “Në fshatin Kullë, që ishte afër Kështjellës së Ivan Beut, kishin mbetur vetëm 3 shtëpi të pashkatërruara, kurse në fshatin Zagraxhë kishin mbetur 15 shtëpi”.
Sipas një burimi tjetër, në vendbanimin Zagraxhë, Rrethi i Kosanicës,në fund të vitit 1877 kishin mbetur 5 shtëpi shqiptare.
Sipas regjistrit të Myderriz Faik Efendiut për mizoritë serbe në Sanxhakun e Nishit, në mars të vitit 1878, Zagraxha kishte 63 shtëpi, 63 oda, 63 hambarë, 63 stalla, 3.210 bagëti, 6 mokra, 4 shitore kripe dhe dërrasash me 2 punëtori metali-farkëtari, 1 mejtep-xhami, 1 han afër rrugës.
Banorët shqiptarë të këtij vendbanim, pas dëbimit, u vendosën në Drejë, Zallq, Bajë e Istogut,Keçikollë, Prishtinë, Zllash, Lladovc, Tërrnavë, Hallaq i Madh, Ferizaj, Shashare e gjetiu.
Familja e Zagragja, të cilët u detyruan të strehohen në thellësi të Vilajetit të Kosovës në fshatin Zallq të Burimit (ish-Istog), gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore nuk ishte ndarë mirë me banorët e afërt serbë. Ata ia uzurpojnë tokën e frytshme në Zallq, por edhe rrezikojnë jetën e meshkujve të saj, duke vrarë 15 prej tyre. I këtij gjiri familjar.
Që nga periudha e themelimit të shtetit serbo-kroato-slloven, kanë qenë të përndjekur e të masakruar nga regjimi serb.
Xhandarmeria serbe ka vrarë Islam Zagraxhën me 15 shokë, nji gabim teknik dr.Jusuf Osmanit edhe i Rrustem Rugovës.Të parët e mi, që nga periudha e themelimit të shtetit serbo-kroato-slloven, kemë qenë të përndjekur e të masakruar nga regjimi serb. Më 1922 familje jeme u terorizua dhe atëbotë u vra dhe u masakrua babgjyshi im. Islam Zagragjaj me vëllezërit e tij:Shabanin,Mustafën,Salihun dhe Miftarin.
Së bashku me këta burra të Zagragjajve, atë ditë u vranë edhe dhjetë (10) familjar e tjerë Zagragja që ndodheshin në shtepi. Jemi i vetmi komb, që nuk vendosin vetë për fatin tonë dhe jemi më të "lumtur" kur tjerët vendosin per ne. Evropë ! Kosovës plagët mos ja shto, nga plaget që ka në zemër.
Do të jetë një problem, jo pak shqetësues, për stabilitetin ballkanik dhe më gjerë.Siç e dini, si popull na ka kushtuar shumë deri tash e do të na kushtojë edhe më shumë në të ardhmen,do t’i kushtojë këtij populli shumë më shtrenjtë, pasi mbi varret e të parëve tanë nuk mund të bëni pazare. Evropës i duhet zgjidhjen problemet ne menyr të drejtë,qoftë për popullin shqiptar ,qoftë për stabilitetin në rajon. Bashkësia evropiane dhe ajo ndërkombëtare përgjithësisht do të duhej të ndërgjegjësohej për këtë si domosdoshmëri e kohës. Ku po e lini Kosovën pas tërë asaj lufte dhe pas përpjekjeve shumëvjeçare për t’u çliruar nga okupatori serb? Gjenocidin, shpërnguljet dhe shfarosjet e njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare nga ana e Serbisë, për habinë më të madhe,ngulfaten nga politika zyrtare evropiane!?