Mbizotëron mendimi se Behxhet Pacolli ka boll pasuri, por hiç burrëri! Dhe, kjo është e keqja e tij e madhe, aq më parë, për një njeri, i cili i kishte tëra mundësitë, veç pasurisë, të kishte edhe dinjtet e integitet, si kusht i domosdoshëm, për të qenë edhe i respektuar. Mjerisht, kjo i mungon.
Shpirtziu Pacolli iu gëzua humbjes, në zgjedhjet lokale, të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit dhe daljes në vendin e dytë të kryetares të Alternativës, kandidate edhe e LVV për Gjakovën, Mimozë Kusari-Lila. Dhe, këtë gëzim e shprehu në mënyrën më të vrazhdët e më sëmirëzezë të mundshme. Ai harron se përcjellësit e vëmendshëm, të kombinaturave konspirative të Pacollit, kanë qenë e mbetën neveritëse. Duke qenë në koalicion me LDK-në, pacipërisht e rrugaçërisht, prishë koalicionin me atë dhe i bashkohet PDK-së, për t`ia bënë numrat PAN-it kriminal.
Ndërprerja e bashkëpunimit, qeverisjes të Agim Bahtirit, nuk ka qenë kurrëfarë pabesie ndaj Pacollit.
Mbizotëron mendimi se Behxhet Pacolli ka boll pasuri, por hiç burrëri! Dhe, kjo është e keqja e tij e madhe, aq më parë, për një njeri, i cili i kishte tëra mundësitë, veç pasurisë, të kishte edhe dinjtet e integitet, si kusht i domosdoshëm, për të qenë edhe i respektuar. Mjerisht, kjo i mungon.
Shpirtziu Pacolli iu gëzua humbjes, në zgjedhjet lokale, të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit dhe daljes në vendin e dytë të kryetares të Alternativës, kandidate edhe e LVV për Gjakovën, Mimozë Kusari-Lila. Dhe, këtë gëzim e shprehu në mënyrën më të vrazhdët e më sëmirëzezë të mundshme. Ai harron se përcjellësit e vëmendshëm, të kombinaturave konspirative të Pacollit, kanë qenë e mbetën neveritëse. Duke qenë në koalicion me LDK-në, pacipërisht e rrugaçërisht, prishë koalicionin me atë dhe i bashkohet PDK-së, për t`ia bënë numrat PAN-it kriminal.
Ndërprerja e bashkëpunimit, qeverisjes të Agim Bahtirit, nuk ka qenë kurrëfarë pabesie ndaj Pacollit. Përkundrazi, ka qenë besnikëri e Bahtirit ndaj Kosovës. Sepse Pacolli, konspirativisht, mbështeste Thaçin, për ndarjen e Kosovës. Kur Hashimi kërkoi më shumë nga ai, Pacolli iu bind shefit Hashim dhe deklaroi botërisht se "Veriun e Mitrovicës duhet ta qeverisin bashkë Kosova dhe Serbia!" Është, pikërisht, kjo arsyeja e distancimit të Bahtirit nga kozmopoliti Pacolli.
Krejt ngjashëm dhe për arsye, thjeshtë, parimore ka qenë edhe "pabesia" e Mimozë Kusaari-Lila. Ajo kishte hetuar e mësuar drithërimat e Hashimit - për të bëmat e tij, - si kryesues i Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale, të filluar në prag lufte, të vazhduara gjatë dhe pas luftës. Edhe pse e kalaveshur me poste, Mimoza vendosi për rrugëtimin e pavarur politik të saj, duke u shkëputur nga bashkëpunimi me Hashimin dhe PDK-në e tij.
Ajo zgjodhi partneritetin me Pacollin, si të pa ngarkuar me mëkatët e të parit, Hashimit. Por, zikzakët e paprincipta të Pacollit, flirtet me Hashimin, në veçanti, dhe PAN-in, në përgjithësi, i pa si shumë të dyshimta dhe tejet të rrezikshme për Kosovën. Andaj, shkëputi bashkëpunimin edhe me Pacollin, për të cilin - qeverisja e përbashkët e Veriut të Mitrovicës me Serbinë -, ishte normale! Pra, veprimet koloborative të Hashimit, i mbështeste edhe Pacolli.
Rrjedhimisht, kemi të bëjmë me pabesinë e Pacollit dhe jo tëMimozës. Dhe, kjo pabesi arrinë në përmasat e tadhtisë, ndonëse për dy dekada radhazi, është patericë, mbështetës i krimit dhe të kriminelëve, duke e vënë në rolin e kusuritjeve partinë e tij, pothuajse, familjare. Abuzimi me elektoratin, thjeshtë, për kalkulimet e tij interesore vetjake, flet për një karakter të degraduar, të cilin nuk e ndihmon as pasuria e tij enorme, për ta fshehur, tejkaluar pa u vënë re.
E dhimbshme dhe mjerane për politikën dhe Kosovën, të cilës i kacavirrën, me zvarritje neveritëse, si Pacolli, me sojin e tij.