Pavarësia në sistem duhet të ruhet

Opinione

Pavarësia në sistem duhet të ruhet

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 15:56
Muhamet Kelmendi

Gjyqëtarët dhe prokurorët janë të pavarur në vlerësimin e provave dhe në përcaktime masave konkrete ligjore. Me këtë nuk dmth se këta mund të tejkalojnë normat e përcaktuara, e me të cilat thyhet apo shkelen ligji, në emër të pavarësisë, për të vepruar me veprën në kundërshtim me ligjin.

KGJK dhe KPK janë kompetent për të hetuar dhe për të përcjellur punën e prokurorëve dhe të gjyqëtarëve dhe për të marrë masa. Këto dy organe analizojnë edhe aktivitetin dhe përformancën e punës së gjyqëtarëve dhe të prokurorëve dhe në bazë të saj vendosin për ose kundër vazhdimit të punës në sistem. Këtu mendoj te lëndet e zgjidhura dhe që janë bërë të plotë fuqishme nga nivelet e ndryshme gjyqësore apo nga sukseset e akuzave të bëra nga prokurorët.

Kuptohet se në rastet e shkeljëve të rënda të normave në fuqi dhe jo vetëm, atëhere janë shkallët gjyqësore, si Gjykata e Apelit, Gjykata Supreme deri te Gjykata Kushtetuese. Ato shqyrtojnë dhe vendosin në instancat konkrete. Aktiviteti aktual i KGJK dhe i KPK nuk tregon se sistemi ka filluar të shërohet nga dukuritë e ndryshme të rënda.

Shumë ngadalë apo fare nuk del aktiviteti i tyre. Rasti në Pejë tregon niveli se ku gjendet sistemi, këtej edhe dyshimet e mundshme. Unë dëshiroj të veprojne organet me ashpërësi në ruajtjen e ligjëve në fuqi dhe të pavarësisë së sistemit.

Me atë bëhet e panevojshme marrja e masave tjera shëruese. Kur funksionojnë e organet sistemi shërohet ose mbetët në kuadër të Ligjit neëfuqi. Mbetët të shihet se ku gjendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat