Askush nuk e ka as dyshimin më të vogël se sa shumë Kryeministri i ShqipërisëEdi Rama është i përkushtuar idesë së ”Ballaknit të hapur” dhe sa shumë e propagandon atë saqëe tejkalon edhe vetë Kryeministrine Serbisë A. Vuçiq.“Ballkani hapur”, (BH), me emërin fillestar “MiniShengen”, pretendues i një “MiniEU”,synon të sigurojë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në tregun e brendshëm.Bazuar në këtë,Rama përpiqet në çdo mënyrë t´i bindë Qeveritë dhe Kryeministrat e tri qeverive “tjera”, të BeH, MZ dhe Kosovës që edhe këto,krahas tri qeverive të Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriut, të mos mbesin anash por të antarësohen në “Ballkanin e hapur”, dhe fton në bashkëpunim të sinqert nëpërmjet të BH, kurse Vuçiqi nga ai “sinqeritet”, e në rolin paralel, angazhohet me destabilizime të ndryshme për zhbërjen e atyre tri shteteve “tjera”.
Për efektet tregtare dhe ekonomike dhe disfavorin tregtar të Kosovës e Shqipërisë në “BH” është thënur dhe shpjeguar detalisht kështu që të flitet edhe më tutje për atë temë është sikur “të ngjeshësh ujë në havan”. Por le të shofim aspektet tjera lidhur me BH.
Projekti BH e parashef Kosovën si pjesë integrale të Serbisë, që është bërthama e atij projekti. Kryeministri i Qeverisë Kosovës,Albin Kurti, me indinjatë të thellë e ka refuzuar fuqishëm dhe pa kthyeshëm ftesën për antarësim në BH. Prandaj ftesa që i bënë Kryeministri E. Rama, në mënyrë të përsëritur Kryeminstrit A. Kurti, të cilin Rama në mënyrë poashtu të përsëritur e kritikon dhe apelon të korrigjohet, është ftesë për vetë destrukcion dhe vetë deligjitimim të shtetësisë së Kosovës dhe mohim i vullnetshëm i saj, që do të ishte gabim katastrofal dhe çmenduri nga ana e Qeverisë së Shtetit të Pavarur të Kosovës. Ai antarësim i Kosovës në BH, për të cilin përsëritshëm fton Rama, do të ishte dhe do të shërbente si argumenti më i mirë për Vuçiqin dhe Serbinë që do ta përdornin për çnjohje të reja. Në atë mënyrë do të kishin plotësisht arsye të thonin se Kosova e ka mohuar vullnetarisht shtetësinë e vetë si shtet i pavarur dhe nuk keni asnjë arsye që edhe ju të mos e bëni këtë,dhe natyrëshëm ju do të jeni të liruar nga çdo përgjegjësi. Në këtë mënyrë do të rrjedhënin çnjohjet vargore njëra pas tjerës, që ka qenë edhe djallëzia dhe kurtha si dhe një nga qellimet më të mëdha të Serbisë me BH.
Ja “margaritari” tjetër, i dytë i Ramës! Në intervistën me gazetarin e gazetës shumë prestigjioze në botë, DW ( Deutsche Welle), Rama gjatë vizitës në Beograd, (04.11.2021),merr si shembull bashkpunimin e Francës me Gjermaninë pas LDB dhe bënë projeksioninpër përbashkpunimin e mundshëm të Kosovës me Serbinë.
Në narrativën e Ramës në atë intervistë ai përmend dy shembuj. Shembulli i parë është tregëtia e lirë dhe parada që ai e përshkruan me patetizëm të atyre sukseseve tregtare në mes Francës dhe Gjermanisë pas luftës dytë botërore (LDB) me Willy Brandtin si protagonist të narrativës. Nga shembulli i parë, si model, mandej Rama krijon shembullin e dytë të tregtisë së lirë të sypozuar në mes Kosovës dhe Serbisë, tani me Vuçiqin si protagonist, duke pretenduar se shembulli i dytë do të ishte anallog me shembullin e parë dhe BH do të sjellëte Kosovës të njëjtën paradë të të mirave dhe sukseseve siç janë të përshkruara në shembullin e parë.
Por Kryeministri Rama i ngatërron këtu dy gjyra esenciale. Starti në shembullin e parë ka qenë kërkimfalja nga ana e Brandtit,si hap i parë, për veprat fashiste të regjimit të Hitlerit dhe në atë kërkimfalje dhe në ato baza mandej kanë filluar të zhvillohet tregtia e lirë dhe hapat tjerë. Starti në shembullin e dytë të Ramës do të ishte inverz, pra të fillohej symbylltë me tregtinë e lirë e mandej hipotetikisht do të vijeka deri te kërkimfaljabazuar në “miqësi” e “jarani” tregtare si dhe në “burazeri” nga ana e Serbisë (kurse atë më kryesoren - pranimin e pavarësisë !- as që e pëmend sepse ajo është e mohuar që në fillim të dokumentit të BH).Pra fjala është këtu për dy shembuj krejtësisht të ndryshëm. Prandaj rezultati i shembullit të parë në konkludimin deduktiv nuk mund të mirret për rezultat nëshembullin e dytë sepse konkluzionet e tyre kanë që në fillim premisa të ndryshme.
Me atë sypozim dhe propozim z. Rama, si burr shteti, në aspektin politik dhe juridik e bënë gabimin kardinal dhe e dëmton shumë keq shtetin e Kosovës sepse e prezenton me imazhin çfarë nuk është, e jo me imazhine një shteti ku sundon ligji, me imazhin e Kosovëssi shtet i të drejtës, si shtet ku obligimet dhe përgjegjësitë shtetërore e ndërshtetërore rrjedhin detyrimisht nga ligjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare e nga vendimet e GJND (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në Hagë), por që, ja, obligimet rrjedhëkanë nga vullneti arbitrarqë vjen nga “jarania”, “miqësia” e ”burazeria” e Serbisë, nga energjia pozitive e imagjinuar që liroheka nga ajo tregëti, e tjera elementetë ngjashme.Në fakt, është de Gaulle dhe GJND që duhet të sjellin energji pozitive.
Tërë bota ka respektin më të madh për Willy Brandtin dhe me kënaqësi kanë shiquar fillimin e bashkpunimit të Francës dhe Gjermanisë pas LDB, madje në atë shembull të atij bashkpunimi i ka lindur idea Ministrit të Jashtëm të atëherëshëm të Francës, Robert Schuman, për krijimin e EU.
Alludimi që rrjedhë nga ai paralelizëm në mes të W. Brandtit dhe A. Vuçiqitnë ata dy shembuj,është nderimi më i madh i mundshëm që mund të ia bënte Rama vëllaut dhe mikuttë vetë ideor të BH, por njëherit është edhe degradimi poaq i madh që i bëhet figurës emblematike politike të W. Brandtit, nobelistit për paqë (1971).
Willy Brandt është figura më madhorebotërore e Gjermanisë pas luftës dytë botrore dhe është kancelari i parë i Gjermanisë pas asaj lufte.Ish kancelari gjerman Willy Brandt është simbol i politikanit paqësor dhe ishte antifashist i përbetuar para lufte, antifashist gjatë luftës së dytë botërore (LDB) në kohën Hitlerit, dhe antifashist pas lufte, dhe si i till është i njohur për qëndrimin e tij historik të kërkimfaljës për krimet e fashizmit gjerman e posaqërisht për kërkimfaljën për gjenocidin fashist ndaj hebrenjëve,për Hollokaustin.
Në anën tjetër, Presidentin Vuçiqnë politikë dhe në qeverinë e Millosheviqit,si minister i resorit ndër më të rëndësishmit në qeverin e Millosheviqit, e krahasojnë me Goebellsin në qeverinë e Hitlerit. Ka qenë përkrahës i regjimit fashist millosheviqian, dhe mbanë përgjegjësipër atë qeveriecila ka shkaktuar gjenocid ndaj shqiptarëve, dhe ai ka mbetur lavdërues i Millosheviqit edhe pas lufte.Vuçiq është treguar antipod i figurës së Willy Brandtit. Redaksioni i DW (Deutsche Welle)dhe opinioni demokratik antifashist gjerman,me shumë gjasë, duhet të jetë trishtuar nga ajo anallogji. Kryeministri Rama ashtu dëmton madje edhe vetë Shqipërinë.
Por meqë si palë krahasuese nga historiaRama ka marr Francën,atëherë si shembull adekuat për marredhënjet Kosovë-Serbi është duhet të merr Algjerinë (dhe jo Gjermaninë) dhe çfrytzimin kolonialist që i ka bërë Franca Algjerisë.Në atë kohë Presidenti i Francës de Gaulle, njëri ndër figurat presidenciale më të mëdha të njerëzimit, pa pasur fare mbështetje të ndonjë GJND, por me guximin dhe përgjegjësinë shtetërore e botërore të Francës, vendit të Voltaireit, Rousseau-s e shumë filosofëve demokratëtjerë të njohur, ka marr qëndrim historik antikolonizues kundër shfrytzimit kolonial të Francës e në favor të Algjerisëdhe është bërë vetë histori. Me këtë de Gaulle u ka dhënë shembull historik tërë botës se dekolonializmi fillon nga koka e reformuar.
Presidenti Macron, në lartësinë e Presidentit të Francës dhe në trashëgiminë dhe rekomandimet e veprës grandioze të filosofisë politike antikoloniale të deGaulleit, dhe obligimet që sjellë ajo për tërë botën,e posaqërisht e pa tjetër për çdo president të Francës, brenda këtij viti, pas kërkimfaljës së parë algjerianëve të rinjë:“Les soldats français ont tué vos grands-pères” (Ushtarët françez iu vranë gjyshëritë e juaj),ai për të dytën herë, në një rast tjetër,prap u kërkoifalje algjerianëve, dikur koloni e tyre. Të dytë në historinë botërore janë bërë të njohur si antikolonialista.NdërkaqVuçiq sillet si anti de Gaulleist dhe anti Vendimit të GJND. Vuçiqi pra, edhepse e ka si shembull paraprak de Gaullein, si dhe për shtesë ka mbështetjën në GJND, ka zgjedhur rrugë të kundërt dhe shpërfaqët me agresivitet si rikolonialist. Vuçiqi synon akoma qellimin e Millosheviqt por me tjera metoda. “Millosheviqi ka pasë qellime të mira, por që metoda ka qenë e gabuar” -- deklaron Vuçiqi. Si do të dukej sikur Franca dhe Macron duke u armatosur ta kërcnonin sot Algjerinë dhe algjerianët?!
Projekti “Ballkani i hapur”prezentohet nga Serbia si hapje e perspektivës. Në fakt, si hapje e një perspektivekinse ideale,ai është mbyllje reale e retrospektivës kriminale dhe gjenocidale. Sidomos kjo e dyta, mbyllja e retrospektivës kriminale dhe gjenociadale e Serbisë, është tepër me rëndësi për Vuçiqin tani kur armatoset, sepse dëshiron para opinionit botëror të ketë një “carta bianca”, duar të pastradhe pastërti politike, morale, shpirtrore, nacionale e shtetërore nga e shkuarja, për avantura drejtë (ri)kolonizimit të Kosovës dhe gjenocideve të reja.
Në Serbi, të cilës sot i prinë Vuçiqi,faktikisht është restauruar regjimi millosheviqian pa Milosheviqin me elitë politike e shtetërore e shumë personalitete tjera të njohura po të atij regjimi. Rama flet për “Balkanin e hapur”. Vuçiqi po e bënë militarizimin dhe armatimin e hapur. Aikështu e prezenton diplomacinë në stilin “shufra dhe karrota” lidhur me dialogun. Faktori ndërkombëtar duhet ta merr këtë sa më seriozsisht dhe duhet të jetë shumë i shqetësuar etë angazhohet dhe të ndërmerr masa me kohë,sa nuk është bërë tepër vonë, sepse Serbia i ka inicuar të gjitha luftërat ballkanike e që në rastin e sotit një luftë e tillë do ta tejkalonte hapsirën rajonale, që faktorin ndërkombëtar e ngarkon edhe më shumë për përgjegjësi aktuale.