Hashim Thaçi, dikur kryeministër, më vonë president, ka deklaruar se Gjykata Speciale është themeluar, për arsye të vrasjeve të dëshmitarëve në Kosovë. Ndërkohë që, dëshmitari, ndoshta i fundit, është vrarë dhe kallur në veturën e tij, në shkurtin e këtij moti, mandati i kësaj Gjykate kufizohet deri në mbylljen e vitit 2000!?
Çfarë logjike sakatosëse dhe idioteske, e kufizon, në kohë, mandatin e kësaj Gjykate, si e vetmja shpresë, për ta shpëtuar popullin e Kosovës, nga banditër e banda vrastare e hajnore?!
Hashim Thaçi, dikur kryeministër, më vonë president, ka deklaruar se Gjykata Speciale është themeluar, për arsye të vrasjeve të dëshmitarëve në Kosovë. Ndërkohë që, dëshmitari, ndoshta i fundit, është vrarë dhe kallur në veturën e tij, në shkurtin e këtij moti, mandati i kësaj Gjykate kufizohet deri në mbylljen e vitit 2000!?
Çfarë logjike sakatosëse dhe idioteske, e kufizon, në kohë, mandatin e kësaj Gjykate, si e vetmja shpresë, për ta shpëtuar popullin e Kosovës, nga banditër e banda vrastare e hajnore?! Është skajmërisht e habitshme, se si bota demokratike, pas atij intervenimi ushtarak, ndërhyrjes humanitare hyjnore, për ta shpëtuar një popull, në prag të shfarosjes, tani, shpërfaqë talljen dhe cinizmin grotesk, duke reduktuar në hiç, një drejtësi për viktimat, sa të pafajshme, aq edhe numerike në Kosovë!
Pozitë dhe opozitë duhet të jenë njësh, në mendime dhe veprime, për t`i emërtuar fajtorët përgjegjës, qofshin individ apo grupe, arsyen e shkeljeve të rënda ligjore, penalizimin e tyre, duke pranuar se Gjykata Kushtetuese dhe vet Parlamenti i Kosovës, u janë nënshtruar individëve dhe grupeve prepotente, mujëshore, në marrjen e vendimeve fatale për Kosovën.
Për ta konfirmuar këtë të vërtetë sipërore, të ftohen SHBA dhe shtetet e Quintit, t`i bëjnë analizat përkatëse, në ç`rrethana imponuese janë nënshkruar Marrëveshjet dhe janë ratifikuar nga Gjykata e Parlamenti, për Demarkacionin, Asociacionin, "pronësia" e Manastirit të Deçanit, "zgjedhja" banditeske e Hashimit president e deri tek pagesa e lobimit për ndarjen e Kosovës!!!