Sokol Haliti, pamja e të cilit duket magjepëse, paraqitet sikur qytetari është interesi i tij i vetëm dhe puna e palodhur është gjëja primare e tij.
Në fakt, ai është një nga personat e shumtë të vendit tonë, synim i të cilëve është vetëm paraja dhe përfitimi personal i tyre.
Nëse ndalemi te fjalët e tij, të cilat duket se e lartësojnë vlerën dhe dashurinë për vendin dhe qytetarët, mendojmë se kjo gjë është e vërtetë. Por, veprat dhe fjalët kanë shumë dallim me njëra-tjetrën duke u bazuar në punën e tij.
Gjatë dy mandatëve të kaluara kishte dhënë shumë premtime. Por, shumica prej tyre u lanë në gjysmë e disa nuk u realizuan fare.
Punësimi partiak ishte gjëja kryesore gjatë këtyre viteve, derisa shumë të rinjë shkollohen në shumë institucione të ndryshme arsimore brenda dhe jashtë vendit. Të punësohesh në komunën e Vitisë, në një mënyrë nënkupton të jesh domosdoshmërisht aktivist i flaktë i z. Halitit.
Sokol Haliti, sa tregohet i dashur me njerëzit dhe shfaqë dëshirën për t'iu ndihmuar, aq më shumë është i djallëzuar brenda vetës së tij dhe një qasje e tillë përbën shqetësim.
“Përshëndetjet” e tij më shumë shfaqin karakterin e servilit ndaj qytetarëve, se sa transmetojnë respekt dhe dashuri për të tjerët.
Ky fakt është në dëmin e qytetarëve, të cilët një pjesë e vogël prej tyre i besojnë ende. Andaj, Sokol Haliti është në fundin e tij politikë, e cila pritet t’i konfirmohet me 14 nëntor.
Qytetarët e Vitisë janë lodhur nga mashtrimet e këtij përsoni, andaj janë të vendosur si kurrë më parë për ndryshim. Pavarësisht lojërave të pushtetit aktual në Viti, humbja e tyre duket e pashmngshme, marr parasysh këtu dëshpërimin e qytetarëve me pushtetin aktual në komunë.