Dhjetë pyetje për “non gratën” e zotit Berisha

Opinione

Dhjetë pyetje për “non gratën” e zotit Berisha

Nga: Asllan Bushati Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 10:17
Asllan Bushati

Fatmirësisht kam shumë dashamirë e ndjekës të shrimeve të mija në shtypin e shkruar (Dielli, RD, Bota sot, 55, Telegraf etj) dhe rreth 2450 frends në facebook. Duke u kërkuar atyre  mirkuptim, do të ju adresohem me disa pyetje.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), e shpalli ish Presidentin dhe ish Kryeministrin  e Shqipërisë Sali Berisha “non grata” për “korrupsion të theksuar”. Këtë e bëri në një kohë kur Zoti Berisha prej tetë vitesh nuk mbante asnjë post shtetror e partiak përvec se atë  të Deputetit në Parlamentin Shqiptar.

Pyetja ime e parë për ju miq të nderuar është kjo: 1. Kundërshtarët politik kryesor të  tridhjetë viteve të fundit të Sali Berishës, kanë qenë: Ramiz Alija, Fatos Nano, Rexhep Mejdani, Pandeli Majko, Ilir Meta (pjesërisht) dhe Edi Rama. Këto kundërshtar a e kanë akuzuar me fakte  ndonjëherë për vjedhje (korrupsion), qoftë edhe për  një qindarkë të vetme Sali Berishën?

2. Bashkshortja dhe fëmijët e Sali Berishës, a kanë përfituar (në këto 30 vite) mjete monetare nga fonde  publike? Po ashtu këto familjar a i kanë raportuar korrekt të ardhurat e tyre vjetore në institucionet e shtetit apo kanë mashtruar?

Unë nuk kam qenë investigues i veprimtarisë së Zotit Berisha  dhe familjarëve të tij, që të pohoj se kanë vjedhur apo jo. Aq më tepër që prej gati 24 vitesh jetoj në NY. Por fakti që kundërshtarët e tij politik nuk e kanë  akuzuar, më shtynë të mendoj se nuk ka kryer veprimtari korruptive.

3. Berisha publikisht (dhe trimërisht) e paditi në gjyq për shpifje Sekretarin e DASH (si individ), i cili deri tani nuk ka paraqitur asnjë fakt korrupsioni kundër  Berishës. Edhe kjo mua ma përforcon bindjen  se DASH ka gabuar me “non gratën Berisha”.

Por në të njejtën kohë, kjo më shtynë të mendoj, madje edhe të besoj se deklarimet e Z.Berisha për miljarderin Soros dhe “gatesat” e Edi Ramën në Tiranë, mund të jenë të vërteta.  E them këtë sepse Sorosi këtu në SHBA akuzohet për shumë gjëra vecanërisht në luftën kundër ish Presidentit Trump dhe Partisë Republikane në të cilën edhe unë bëj pjesë . Po ju miqt e mi si mendoni?

4.Në këto tetë vitet e fundit në Shqipëri, i ka patur mundësitë për veprimtari korruptive  qeveria apo opozita, Edi Rama me qeveritarët e tij apo “pensionisti Berisha”?

5. I akuzuar publikisht për korrupsion me  PPP-të, inceleratorët, Astorin e qindra objekte të tjera, ka qenë Qeveria e Edi Ramës apo Berisha?

6. Borxhi publik në kohën e Berishës ka qenë poshtë 65 përqinëshit, kurse tani është afër 100 përqind. Kush i vodhi këto para publike që e kanë cuar ekonominë shqiptare në buzë të theqafjes e që do të rendojnë cdo shqiptar për 30 vitet e ardhëshme. Këtë e bëri  Qeveria Rama apo “pensionosti dhe opozitari Berisha” me qytetarin dixhital?

7. Diplomatët në Tiranë, qofshin amerikan apo të BE-së, të vendeve perendimore me demokraci te zhvilluar etj, janë të prirur të thonë të vërtetën apo të gënjeshtrën për gjendjen në Shqipëri? A e shohin ata korrupsionin, totalitarizmin e keq qeverisjen tek Rama me stafin e tij apo tek “pensionisti Berisha”?

8. Për masmedien në Shqipëri (pas 25 prillit), ka qenë  më e rëndësishme “non grata e Berishës” që flitet e shkruhet cdo ditë deri në ekstrem, apo mos eficensa qeverisëse e Ramës që po e varfëron atë popull  deri në skajshmëri e që nuk flitet fare për të? A mos kjo është një taktikë e Edi Ramës për të larguar vëmëndjen  nga dështimet e tija?

9. DASH a ka të njejtin standart vlerësimi për cilindo politikan në Shqipëri? Apo ka një standart miqësor e të vecantë  për Ramën dhe një tjetër për Berishën? Pse përkëdhelet  Edi Rama  dhe nuk shpallet edhe ai non grata si Berisha?

10. Unë mendoj se Zoti Sali Berisha (me gjithë gabimet që ka bërë në të kaluarën të cilat i pranon edhe vetë), sot në vetmbrojtjen e dinjitetit të tij moral e politik ka të drejtë. Po ju o miqt e mi si mendoni?

Unë jam pjesë e pemës së Bushatlinjëve por i lindur në Mat. Kur atje lind një djalë, urimi i parë është:”me jetë të gjatë dhe i ngjaftë kohës”.Sali Berisha në gjykimin tim i ka ngjarë kohës.

ASLLAN  BUSHATI

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat