Përparimi përparon Prishtinën

Opinione

Përparimi përparon Prishtinën

Hasan Qyqalla Nga Hasan Qyqalla Më 12 nëntor 2021 Në ora: 22:20
Përparim Rama dhe Lumir Abdixhiku

Mesi i nëntorit. Bie telefoni, kur në anën tjetër dëgjoj përshëndetjen e përzemërt të mikut im të dashur Mustafës. Si zakonisht bisedën e kishim përqendruar tek kandidatët për kryetar komune në balotazh. Mes tjerash ndaluam tek arkitekti kandidat për Prishtinën, z. Përparim Rama.

Gjersa unë nuk e njihja shumë gjenin familjar të z. Rama, Mustafa filloi rrëfimin si vijon:

"Ishte Tetori i vitit 1968. Atdhetarin, patriotin e intelektualin e kohës Z. Ramush Rama (xhaxhai i Kandidatit për të parin e kryeqytetit z. Përparim Rama), e gjen në pozita të larta udhëheqëse të asaj kohe. Nuk ishte pozita dhe statuti i tij personal që të ndihej komod apo se e joshte atë. Më tepër kishte përgjegjësi për popullin e Kosovës që përpiqej të rimëkëmbej nga vuajtja, mjerimi, analfabetizmi e serbizimi! Prioritet i kishte dhënë vetes ngritjen e nivelit të vetëdijes kombëtare. Kështu, ndodhën ngjarjet e Nëntorit të 1968-tës, që nuk ishin edhe të rastësishme. Mesin e grupit organizativ ishin intelektualët e kohës. Ndër ta shquhej angazhimi i z. Ramush Rama, i cili iu parapriu guximshëm demonstruesve që kërkonin të drejtën për gjuhë, flamur me statutin e barabartë me republikat tjera jugosllave...

Sa e sa nëntor kaluan dhe veprimtari e intelektuali i kohës Ramush Rama nuk ndalej, duke hapur shtigje të reja për brezat e reja, duke ia dorëzuar flamurin kombëtar të birit Favzi Rama. E këshilloi se ke detyrë kombëtare e patriotike, ta bartësh këtë flamur prej Nëntorit në Nëntor, mbase do të vjen një ditë... Dhe Dita erdhi, kur futbollisti luftarak i Prishtinës Favzi Rama ia dorëzoi flamurin arkitektit, birit të oxhakut e fisit me nam, për të parin e kryeqytetit Përparim Ramës... Mbase me Përparimin përparon Prishtina ose më konkretisht Përparimi mund ta transferojë në një metropol me përmasa evropiane. Prandaj, prishtinasit kanë zgjedhjen e duhur sot, për të mirën e fëmijëve, rinisë, të rriturve sikur edhe moshës së tretë, siç njihet ndryshe; për të gjitha profilet e jetës, nisë nga arsimi, sporti kultura, etj.; për imazhin që e meriton ta ketë Prishtina, për zhvillim e avancim, keni personalitetin e duhur, Përparim Rama! Projektuesin e shumë metropoleve ndërkombëtare sikur edhe fituesin e shumë çmimeve, mirënjohjeve e dekoratave gjithandej globit! Votojmë Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numër 160! Gjithë mërgata është me ju z. Rama."

Këtu e mbylli fjalën e vet, miku im për të pritë të dielën e mes muajit të këtij Nëntori!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat