Kur Misha Glenny,në muajin shkurt 1991,kishte dërguar një raport BBC, si shkruan vetë,me disa terma ogurzeza,se udhëheqësit e Jugosllavisë “po trazonin njëkazan gjaku,që së shpejti do të vlonte e do të derdhej”,eprorët në BBC e kishin qortuar për materialin e dërguar se po ngjallte “panik.”Duke i thënë se tani është fundi i shekullit XX,e jo fillimi,dhe se në Ballkan nuk do kishte kurrfarë lufte.
Megjithatë lufta plasi,redaktorët e lajmeve,të panjohur me Ballkanin ishin befasuar nga rikthimi i qështjes boshnjake dhe i dhunës mes serbëve e kroatëve,politikanët ishin gjetur gjithë të papërgatitur. Pra kishte qenë një miopi e cila kishte prekur shumë elitat e Evropës perëndimore e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,kishte dy shkaqe.
E para se më 1989,Evropa festonte rënien e komunizmit si fillim të një epoke të re dhe se pas një Lufte të ftohtë,si në Lindje ashtu dhe në Perëndim,tani do pritnin të ndërtonin “shtëpinë e përbashkët evropiane”.
Shkaku i dytë,që politikanët u gjetën të papërgatitur kishte qenë se ishin të zënë me një problem tjetër rajonal mjaftë të vështirë.Nga gushti 1990 Iraku kishte bërë agresion në Kuvajt,pra vëmendja kishte qenë rreth luftës së gjirit.Dhe po në këtë muaj, kishte ndodhur një shkëmbim zjarri mes policisë kroate dhe rrebelëve serb në një konflikt të shkurtër të armatosur në Knin.Serbët ishin të nxitur nga bashkëpuntorët e Millosheviqit.Beogradi kishte filluar të lëvizte figurat në “tabelën e shahut”.
Rindezja e një konflikti të paqartë në Ballkan dukej një gjë e vockël përballë tensionit në Lindjen e Mesme.
Kur administrata e Bushit kishte dislokuar forcat e mëdha ushtarake në Arabinë Sudite,me mandate të Këshillit të Sigurimit të OKB,serbët në Knin shtuan veprimtarinë e formacioneve paraushtarake.Pas bisedimeve të pafrytshme me presidentin kroat Franjo Tugjman,serbët shpallën krijimin e Krahinës Autonome Serbe të Krainës (SAO Krajina).
Kjo kronologji e shkurtër–të mësojmë se çfarë kishte shkuar keq.Ku qëndron simetria me rrethanat e sotme në Kosovë?
E para, tani viti 2021,Evropa nuk arriti të përbylli ndërtimin “shtëpinë e përbashkët evropiane”, rrethanat e krijuara po shënojnë këthimin e “Luftës së ftohtë”,kjo një asimetri me vitin 1989.
Në të sotmën ,nuk kemi agresionin e Irakut ndaj Kuvajtit.Tani e kemi më afër një krizë të një konflikti të mundshëm, mes dy fuqive globale në Evropë. Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të armatosur në kufirin e saj me Bjellorusinë, ndërsa mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë kufirin për të hyrë në Bashkimin Evropian.Përgjatë kufirit Bjellorsia ka ngritur edhe avionët supersonik me armatim nuklear. Situata është shumë e tensionuar dhe alarmante.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, shprehu mbështetjen për vendin aleat Bjellorusinë teksa konfirmoi komunikimin e vazhdueshëm përmes të gjitha kanaleve të mundshme, përfshirë atë të shërbimeve sekrete.Ndërsa ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, fajësoi perëndimin për këtë,duke theksuar se politikat e vendeve perëndimore çuan në këtë gjendje që po ndodhë. Paralel me krizën në kufi, Rusia dhe Bjellorusa kanë vijuar me stërvitjen e përbashkët të trupave ushtarake.
Qeveria polake akuzon Bjellorusinë se po i drejton emigrantët drejt kufirit, si pjesë e një 'lufte hibride'. Presidenti polak, Andrzej Duda kërkoi ndërkohë mbështetje tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai tha në një intervistë për Deutsche Wellen, se NATO është solidare me Poloninë.
Sërish një vatër krize që mund të shpërthej në kufirin e Ukrainës me Rusinë. Kievi ka ngritur alarmin rreth një grumbullimi të forcave ruse pranë kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë, dhe për një shtim të dhunës përgjatë vijës së kontaktit që ndan trupat ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia në Donbass. Ndërsa konflikti në Ukrainë intensifikohet, vullnetarët serbë bëhen gati për luftë.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe homologët e tij francezë dhe gjermanë i bënë thirrje Rusisë të premten për të ndalur grumbullimin e trupave dhe riafirmuan mbështetjen e tyre për Kievin në përballjen e tij me Moskën. Dyshime se Rusia mund të tentojë pushtimin e Ukrainës.
Takimi i radhës në Bruksel mes kryenegociatorëve në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë do të mbahet më 16 nëntor 2021. Kështu bëri të ditur zv. kryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane. Ai tha se temë e diskutimit do të jetë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, energjisë dhe lëvizja e lirë.
Zyrtarë nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se takimi i ardshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet javën e ardhshme, saktësisht me 16 nëntor.Peter Stano:
“E vetmja gjë që mund t’ju përgjigjem është se mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel më 16 nëntor. Palët do të vazhdojnë të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara”. Por pavarësisht se Stano është pyetur nëse çështja e diskutimit në këtë takim do të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ky i fundit nuk kishte përgjigje.
Duhet përkujtuar që ishte pikërisht presidenti, Aleksandar Vuçiq i cili vazhdimisht ka deklaruar se çështja kryesore apo kyçe e cila do të diskutohet në takimet e radhës në Bruksel është pikërisht Asociacioni.
Fillimisht Vuçiq tha se padyshim që do të vazhdojnë dialogun me palën kosovare, por që tema e parë që duhet të flitet është formimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.“Sigurisht ne do të vazhdojmë dialogun, vetëm se tema e parë duhet të jetë formimi i komunave me shumicë serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e Bashkimit Evropian”.
Ai madje ka kërcënuar se pala serbe mund të tërhiqet nga dialogu në rast se Kosova nuk e themelon Asociacionin. “… Nuk ka asgjë nga kjo punë. Ose do ta formojnë Asociacionin ashtu sikur jemi pajtuar, pra me kompetencat që janë nënshkruar në Bruksel, ose ne ju themi faleminderit. Ju punën tuaj ne punën tonë dhe një ditë do të takohemi”, kishte deklaruar kryetari i Serbisë .Ky si një kërcnim nga Vuçiq.
Kjo kundërpërgjigje e Vuçiq erdhi pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ligjërimit në një universitet amerikan tha se Prishtina mund të krijojë Asociacionin i cili nuk e ka asnjë kompetencë ekzekutive, pra në formën e një organizate jo-qeveritare.
…hapi që Lista srpska të dali nga institucionet e Kosovës
Drejtori i ashtuquajtur i ”Zyres për Kosovë”në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq,më 18 tetor, deklaron se “dalja masovike e serbëve në komunat e veriut të Kosovës,ku ishte Lista srpska, është argument se populli serb dhe qeveria Serbisë mbështesin marrëveshjen e Brukselit dhe formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (ZSO) në veri të Kosovës”. Duke shtuar : "Në rastin e mos formimit të ZSO dhe nuk do hynte me hapat institucional,duke filluar që nga takimi i parë i nëntorit në Bruksel, Lista srpska dhe populli serb do të dali nga të gjitha institucionet e Prishtinës”.
Bilbordet me mbishkrimin ,më 23.09.2021, “Dobrodošli u Zajednicu srpskih opština” (“Mirë se erdhët në Bashkësinë e komunave serbe”),ishin paraqitur disa orë pas konferencës për medie të presidentit Vuçiq shfrytzonte “argumentin” të cilin e kishte përdorur kryeministri Kurti që kishte thënë se marrëveshja për lëvizje të lirë ka skaduar (duk aluduar në tabelat e regjistrimit),dhe tani duhët vënë rregulla të reja për lëvizjen e lirë në Kosovë.
Serbët,thonë se nga kjo logjikë,poashtu edhe ka skadu afati i formmit të Bashkësisë së komunave serbe,kështu edhe formimi i (ZSO) edhe mund të votohet dhe të shpallet njëanshëm.
Për çka brengosen serbët në veri
Ajo që do i bënte të zhgnjyer,është se Lista serbe asnjëherë nuk ka dalur në zgjedhje e të mos thirrej në në formimin e ZSO. Brengë tjetër qëndron për Marreveshjen e Brukselit,se nuk janë vënë kriteret e implementimit po dhe mekanizmi i saksionimit të palës në dialog, në rast të mos plotësimit të obligimit të marrë.
Tjetër, do formonin dhe shpallnin ZSO dhe kjo do ishte e mundur, po ka zëra që thonë s kjo nuk do kishte efektin, po nuk formohet nga institucionet e Kosovës.Po dhe brengosëse u paraqet se qeveria e Kosovës përdorë dy argumente,njëri se niveli shtetrorë nuk lejon dhe nuk mund të organozohet ashu si është paraparë dhe tjetra se “ata”(aludojnë në qeverinë e Kosovës),gjithnjë kanë lënë derë të hapur që të formohet njëlloj organizate joqeveritare.
Hapi tjetër që Lista serbe mund të ndërmerri – shpalljen e njëanshme e ZSO
Kështu një simetri ,me “Srpska Krajina” 1990,mund të jete ,po ndodhë shpallja e njëanshme e formimit të Bashkësisë së komunave serbe (ZSO) nga ana e serbëve në verI të Kosovës.
Po, si do duhej të reagonte Qeveria e Kosovës?
Mendoj se institucionet e Kosovës ta shpallnin si jo kushtetues dhe jashtligjshëm veprimin e tyre për ZSO. Duke iu shmangur deklarimeve ,duke injoruar.
Qeveria të mos marri veprime të pamatura me strukturat e sigurisë, pra Policisë së Kosovës.
Një veprim ndryshe do i shkonte përshtati Serbisë duke shkaktuar dhunë dhe një konflikt,qoftë edhe i shkallës së ulët,por që mund të eskalonte dhe dilte jashtë kontrollit.Serbia do përshkallzonte gjendjen me plasimin e genjeshtrave dhe propagandës,pse jo edhe të përsëriste një rast si “panda”,tani në Mitrovicë. Këto të gjitha të njohura për strukturat e sigurisë së Kosovës.