Kujdes ministre e Serbisë, Maja Popoviq, Kosova më është në duart e sigurta të Ushtrisë së Kosovës.
Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Maja Popoviq, ka thënë se “nuk do të ketë ndryshime në Kushtetutën e Serbisë në pjesën e preambulës”, dhe se Kosova do mbetet nën mburojën e kushtetutës serbe.
Nëse Kosova është brenda kushtetutës serbe atëherë urdhëroni e dashur Maja Popoviq hyni në territorin e Kosovës, po mos harroni e kujdes!, se aty do të përballeni me Forcat e sistemuara, të rregulluara e të diciplinuara profesionale ushtarake e policore të Republikës së Kosovës! Ka kaluar koha e militantëve, paramilitarëve, policëve, çetnikëve serb në Kosovë.
Mbrojtëse e Kosovës është Ministria e Forcave Mbrojtëse të Kosovës - Ushtria e Kosovës e kurrsesi Vuçiqi, Daçiqi, Bernabiqi e Maja Popoviqi.