Shqiptarë të dashur të Kosovës, duhet ta kuptoni drejtë prandaj edhe të zgjoheni sa nuk është tepër vonë.
Serbia po furnizohet për çdo ditë me armatim më modern ushtarak rus, duke filluar nga fluturakët luftarake, tanke dhe raketa mbrojtës dhe raketa hedhës, më të cilat mendon të ndërhy ushtarakisht në Kosovë, duke e kërcënuar seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe paqen dhe sigurinë në gjithë rajonin.
Jo për të shkaktuar panik, por shqiptarët duhet të shesin gjithë çka kanë, të organizojnë gjithë mërgatën shqiptare dhe kombin Shqiptaro-Amerikan, për t'u armatosur me armatim modern për të mbrojtur Kosovën, vendin tonë , me qëllim që mos të përjetojmë golgotën dhe mizoritë dhe gjenocidin serb të luftës së fundit me Serbinë fashiste, gjenocidale dhe anti shqiptare në vitet 1998/99,
Kush mendon se mund të këtë paqe me Serbinë, duhet ta dinë se do t'i përsëritet historia e luftës së fundit në të cilën Serbia bëri gjenocid kundër popullatës shqiptare në Kosovë.
Disa herë e kam theksuar në opinionet e mia se Serbia nuk e një gjuhen e paqes, por vetëm gjuhën e forcës dhe asnjëherë nuk është pajtuar me ekzistencën e popullit shqiptarë në tokat e shqiptarëve.
Një fakt është i saktë, për të cilin duhet pasur shumë kujdes, Qeveria dhe strukturat tjera politike dhe shtetërore të Kosovës, Serbia po të guxonte nga Bashkësia ndërkombëtare , qysh nesër do të përsëriste gjenocidin dhe mizoritë tjera, kundër popullatës shqiptare me qëllimin e vetëm për t'i aneksuar tokat në të cilat historikisht shqiptarët kanë qenë popullatë autoktone.
Ata shqiptarë të cilët i udhëheq arseyja e dinë se Serbia sa i përket çështjes shqiptare nuk ka ndryshuar, është po ajo e njëjta e Garashaninit, Qubrilloviqit, Alexandër Rankoviqit, e Milosheviqit e shovenistëve tjerë serbomëdhenj, prandaj duhet t'i kushtojnë kujdes të veçantë forcimit të vetëmbrojtjes nga një agresion i mundshëm i shtetit serb.