Vetëvendosja dhe Albin Kurti do t’i fitonin këto zgjedhje lokale po t’i zbatonin premtimet dhe ligjet qeveritare.
Qevria e Albin Kurtit duhet sa më parë t’i nxjerr para ligjit dhe drejtësisë si edhe po t’i vendosën prapa grilave “peshqit e mëdhenj” , përkatësisht mafinë politike e korruptive në Kosovë.
Votuesit ne Kosovë në këto zgjedhje lokale nuk duhej t’i lejonin vetes të mashtrohen kaq lehtë dhe kaq shpejt nga opozita kosovare.
Këto zgjedhje lokale e kthyen Kosovën 21 vite prapa, kur Kosovën e keqqeveriste mu opozitë e sotme.
Zgjedhjet lokale në Kosovë që filluan më 17 tetor dhe përfunduan me balotazh më 14 nëntor 2021, e zbehën shumë Qeverinë e Albin Kurtit dhe partinë e tij Vetëvendosjen.
Unë nuk jam aspak dakord me arsyetimin se humbja e Vetëvendosjes në këto zgjedhje lokale është rezultat i kandidatëve të dobët që i kandidoi Vetëvendosja.
Dihet apriori se çdo kryetar komune edhe pas fitores vepron sipas direktivave dhe udhëzimeve të partisë që i takon, për këtë nuk ka asfarë mëdyshje apo dyshim.
Sipas mendimit tim humbja e Vetëvendosjes në këto zgjedhje lokale, përkatësisht fitorja vetëm në katër komuna, është pasojë direkte e qeverisjes së ngathtë dhe të butë të Qeverisë së Albin Kurtit.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij ishin të furishëm në premtime, ndersa shumë të ngathët dhe të butë në veprime.
Fitorja e opozitës në këto zgjedhje lokale në Kosovë, përkatësisht fitorja e PDK-së në 9 komuna, e LDK-së në 7 komuna dhe e AAK-së në 5 komuna, është dëm i madh për Kosovën dhe popullin e saj, sepse Kosovën e kthen 21 vite pprapa kur Kosovën e kequdhëhoqi kjo opozitë e sotme.
Për fitoren e opozitës në Kosovë, fajtorë janë edhe votuesit e Kosoëvs, të cilët u mashtruan shpejt nga opozita kosovare për t’ia dhënë votën në këto zgjedhje klokale
Votuesit në Kosovë duke ia dhënë votën opozitës, e godatën mbi demokracinë, e godatën të ardhmen e lumtur në Kosovë dhe e godatën veten e tyre me tehun e thikës.
Votuesit në Kosovë që ia dhanë votën opozitës, u mashtruan nga ujqërit e vjetër, të urritur për pushtet dhe për zhvatje në Kosovë, u vunë në mbrojtje të mafisë vllavrasjëse për pushtet, për pasurim të jashtëligjshëm dhe për korrupsion.
Votuesit në Kosovë duhet të ishin më të vëmendshëm, më vigjilentë dhe më të kujdesshëm, për të mos i dhënë mundësi opozitës të rikthehet, opozitës hileqare, e cila e keqqeverisi Kosovën në 21 vitet e kaluara, duke i shkaktuar dëme të pariparueshme, brenda në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare
Opozita në Kosovë e solli Kosovën pra copëtimit në favor të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, e cila Kosovës ia shkaktoi tërë ato krime makabëre.
Opozita në Kosovë gjatë keqqeverisjes së saj, u tregua indiferente dhe neglizhente ndaj vrasjeve, masakrave, dhunimeve dhe dëbimeve të shqiptarëve autoktonë në Kosovë.
Qeveria e Albin Kurtit është dashur të veprojë dhe ta zbatojë në mënyrë rigoroze atë që e premtoi.
Qeveria e Albin Kurtit premtonte se askush nuk do të jetë mbi ligjin, se do ta luftojë me ashpërsinë më të madhe pasurimin e jashtëligjshëm dhe korrupsionin, dhe se paratë e grabitura do t’ia kthejë popullit, por u tregua e ngathët dhe e butë në realizimin e këtyre premtimve.
Qeveria e Albin Kurtit duhej pa hezitim të vihet në aksion dhe në veprime konkrete, e të merr vendim dhe të mos lejojë që Kosova nga taksapaguesit e Kosovës t’i paguajë avokatët e shumtë e të shtrenjtë që kanë angazhuar Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët në Gjykatën Speciale në Hagë akuzohen për vepra penale të tyre personale, dhe jo për vepra penale të shtetit të Kosovës.
Kur dihet se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë milionerë të pasluftës në Kosovë, dhe për mbrojtjen e tyre në Gjykatën Speciale në Hagë, i hapën e Fondet e tyre në Kosovë për ta zhvatur sërish popullin e Kosovës.
Qeveria e Albin Kurtit, duhej të reagonte menjëherë nëpërmjet prokurorisë dhe hetuesisë së Kosovës ndaj Vlora Çitakut, ish ambasadores së Kosovës në SHBA, aktualisht nënkryetare e PDK-së, pas dyshimeve ndaj saj që ngriti analisti dhe studjuesi Enver Bytyqi, për bashkëpunimin e Vlora Çitakut me Matheë Palmerin, Hashim Thaçin, Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin për ndarjen e Kosovës.
E tërë kjo bazuar në deklaratën e boshnjakes Sabina Çudiq., për të cilën edhe sot e kësaj dite Vlora Çitaku nuk është prononcur, por po sjellet me heshtje sikur nuk ka bërë asgjë.
Qeveria e Albin Kurtit duhej të reagonte menjëherë nëpërmjet prokurorisë dhe hetuesisë së Kosovës, ndaj veprimeve korruptive dhe keqqeverisjes së Isa Mustafës, ish kryetarit të LDK-së dhe ish kryeministrit të Kosovës, i cili në cilësinë e ish kryeministrit të Kosovës, e nënshkruajti në Bruksel edhe Marrrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, marrëveshje tejet e dëmshme për shtetësinë e Kosovës.
Qeveria e Albin Kurtit duhej të reagonte menjëherë nëpërmjet prokurorisë dhe hetuesisë së Kosovës, ndaj veprimeve korruptive të Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së, si edhe ndaj keqqeverisjes së tij si ish kryeministër i Kosovës, ndaj të cilit ka shumë afera korruptive lidhur me shitblerjen dhe shpronësimin e tokave, i cili bleu për vete 200 hektarë me vishnje e lajthi për vetëm 70 mijë euro, dhe i cili kur ishte kryeministër i Kosovës ia fali Malit të Zi 8000 e 200 hektarë bjeshtë të Kosovës .
Ramush Haradinaj, e ktitikonte dhe e sulmonte Albin Kurtin në vazhdimësi kuturu dhe pa asnjë dëshmi, ndërsa Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk e nxorrën asnjëherë Ramush Haradinajn para përgjegjësisë ligjore për aferat korruptive ekzistuese.
Personat e lartëpërmendur janë vetëm disa ngapeshqit e mëdhenj të mafisë politike dhe korruptive në Kosovë, ndaj të cilëve Kanë reaguar edhe SHBA-të edhe BE-ja, por që Qeveria e Albin Kurtit premtonte se do t’i nxjerrën para ligjit, por derisot nuk veproi.
Qeveria e Albin Kurtit, këtyre “peshqve të mëdhenj” të mafisë politike dhe të korrupsion, ua dha mundësinë që këta “peshqi të mëdhenj” mafiozë të veprojnë kundër Albin Kurtit, kundër Vetëvendosjes dhe kundër Kosovës.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij, duhet pa vonesë ta reformojnë prokurorinë, hetuesinë dhe gjyqësinë në Kosovë, për t’i vënë para ligjit dhe prapa grilave të gjithë udhëheqësit mafiozë për të cilët ekzistojnë fakte dhe dëshmi të shumta.
Populli e ka thënien e vet filozofike dhe domethënëse të nxjerrë nga jeta, e cila thotë se , “Gjarpëri duhet të shtypet mirë në kokë për të mos u ngritur më”.