Kjo, nuk do të thotë se, populli ia ka “kthye shpinën” Albin Kurtit, siç pretendojnë disa Kosova( Dardania), në këto zgjedhje manifestoi, pjekuri, kulturë të demokracisë dhe shkollë për zgjedhjet e ardhshme se, populli, nuk orientohet në preferencat e udhëheqjeve partiake por, në njohuritë dhe besimin e tyre ndaj kandidatëve për udhëheqës komunal. Aty ku janë angazhuar udhëheqësit partiak më shumë se normalja, aty kanë pësuar sepse, vetëm preferenca apo vullneti i popullit është ajo e cila do të ngadhënjejë.
Pra, siç e kemi parë në zgjedhjet nacionale se, vullneti dhe kërkesa e popullit shumicë përudhëheqjen aktuale, ngadhënjeu, ashtu edhe në zgjedhjet lokale u manifestua e njëjta filozofi politike e cila do të jetë shkollë dhe mëndim i bindur për partitë politike dhe udhëheqjen e tyre.
Është shumë inkurajuese dhe shpresëdhënëse se, zgjedhjet por, jo vetëm zgjedhjet por më e rëndësishmja, sjelljet dhe përcaktimet e popullit sipas ndjenjave, bindjeve dhe njohurive pa imponime për secilin kandidat, është zgjedhja më e mirë dhë më e qëllueshme, prandaj, populli në këtë rast po e merr përgjegjësinë mbi vete ashtu siç e ka marrë në zgjedhjet nacionale duke kërkuar ndryshim.
Është një balancim i pushteteve, që është më se i nevojshëm, prandaj, pushteti qëndror, duhet të jetë kooperuese më të gjitha partitë politike, pozitë opozitë nëse synon që në mënyrë të suksesshme të udhëheq më vendin. Por, assesi nuk mendoj që në këto zgjedhje, populli ia ka kthye shpinën Albin Kurtit.
Pse e them kështu këtë mendim timin? Sepse, kjo i bie se, populli do t’ia kthej shpinën dhe do t’i vë në harresë, krimin, korrupcionin, hajninë dhe tregtinë me pjesë të territorit të Kosovës(Dardanisë), kjo e fundit konsiderohet si akt tradhtie ndaj atdheut prandaj, populli, nuk mund t’i harrojë të gjitha ato tentim-marrëveshje për ndarjen, për formimin e kancerit i quajtur “Zajednicë”, nga ish udhëheqësit nga të cilët, disa janë prapa grilave në Hagë, disa ende janë jashtë ndërsa, pretendohet se janë duke ndodhur ndryshime të cilat, falë sy-qëltësisë së popullit, zhgënjimit njëzetvjeçar të sundimit me shtetin, duan që situatën dhe përgjegjësinë, ta marrin në duar të veta.
Unë, sinqërisht e përgëzojë popullin për gjithë atë që e manifestoi në këto zgjedhje lokale të cilat, janë më rëndësi nacionale nëse mendohet se baza duhet punuar mirë që shteti të duket mirë.
Të gjithë atyre që i fituan këto zgjedhje, i urojë dhe përgëzojë sepse, tani, megjithatë po manifestohet një vetëdije e lartë dhe, po manifestohet një filozofi e re politike më të cilën, po shkëputet mvarshmëria apo diktati nga qëndrat dhe udhëheqësit e partive politike, më gjithë autolavdatat të cilët ata po ua përshkruajnë vetvetit, në të vërtetë, elektorati më vetëdije dhe sinqëritet përmes votës, do ta ndihmojë ndryshimin e domosdoshëm të brendshëm, që të ndikojë në ndryshimin nacional e, kjo është shkëputja nga ish “fillozofitë” politike se, vetëm qëndra mund dhe duhet t’ua imponojë kandidatët të cilët duhet të udhëheqin me komunat.
Kjo filozofi, ma së shumti i kushtojë VV-së, duke e shëndërrua tërë angazhimin vetëm në përkrahjen e liderit. Në të njëjtën kohë, partitë të cilat i humbën zgjedhjet e 14 shkurtit, duhet të nxjerrin mësim së, ndryshimet e reja me filozofi të vjetra, nuk bëhen. Nuk mund të vazhdohet më sloganet e ish partisë komuniste të ish Jugosllavisë pas vdekjes se Titos, kur pasohej parulla boshe: pas Titos, Tito.
PDK-ja në këtë rast është ajo e cila ende nuk po mund të shkapet nga e kaluara shumë dëmshme gjatë udhëheqjes me shtetin, e cila, Kosovën( Dardaninë), e solli në këtë gjendje, prandaj, thirrja e saj në ish udhëheqjen e cila po përballët më drejtësinë, nuk i sjell ndryshim.
Fitoret e merituara të këtyre partive, edhe LDK dhë AAK, që shpesh ishin në koalicione, me PDK-në, nuk është meritë e ish dhe të tanishëm të tyre, falë LDK-së e cila në krye të saj e ka një udhëheqës të ndershëm, të pastër dhe të guximshëm.
Në të vërtetë, është e kundërta. Ato, kanë nis të profilizohet, orientohen dhe përshtatën sipas kërkesave të qytetarëve-votuesëve e, posaçërisht në përzgjedhjen e individëve të duhur të cilët e kanë marrë besimin në bazë të përcaktimit të qytetarëve. Dhe, këto ndryshime në elektoratin kosivar(dardan), janë esenciale dhe shpresëdhënëse për zgjedhjet e ardhshme nacionale se, askush më nuk do ta marr besimin në bazë të emrit, në bazë të çfarëdo ish meritave por, në bazë të përformimit të tij në periudhën e caktuar.
Historinë do t’ua lëmë gjeneratave të reja ta lexojnë por, ndryshimet dhe kërkesat për udhëheqje të rë të ndershme, të aftë të vendosur dhe të guximshme, duhet lënë sovranit i cili, në zgjedhjet e fundit nacionale, e dha vërdiktin e tij që, nuk do të thotë se ai besim është i përjetshëm, pa kufij dhe i pa ndryshueshëm.
Më mburrje dhë simpati, mund të konstatohet se, një frymë e re është kah frynë në të mirën e qytetarëve ndërsa, pretenduesit për pushtet, qoftë në nivelin lokal apo nacional, duhet të varën nga kontributi i tyre personal dhe jo vetëm duke u mbështetur nga autoriteti i udhëheqësve të tyre partiak.
Këto veprime dhe sjellje më vetëdije të lartë të elektoratit, do t’i detyrojnë që secili që e donë pushtetin, duhet të varet ekskluzivisht nga puna e tij, morali politik, pastërtia dhe sinqëriteti, përkushtimi i pa luhatur ndaj interesave të qytetarëve dhe të shtetit, avancimi i drejtësisë së lirë dhe transparente, luftimet e pa-kompromis të gjitha atyre dukurive negative të cilat na kanë përcjellë për këto njëzet vite të kaluara, luftimi i krimit dhe korrupsionit, kërkesë nga brenda e jashtë dhe, mbrojtja më dinjitet të Republikës së Kosovës( Dardanisë), në bisedimet me Serbinë të cilat, nuk janë aspak të lehta, si pasojë e politikave të gabuara dhe obligimeve të cilat janë marrë gjatë bisedimeve ndërkombëtare, pa ose më vetëdije e të cilat po na kushtojnë.
Kosovë( Dardani), urime zgjedhjet lokale, deshirojmë që edhe në të ardhmen të jeni të këtillë. Posaçërisht një mirënjohje dhe përurim për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve i cili, vërtetë ishte ne nivelin e përgjegjësisë të cilin e ka në momentet e manifestimit të demokracisë, si në aspektin e efikasitetit, azhuritetit, saktësisë dhe ajo që është më esencialja, autonome duke mos lënë ndërhyrje të askujt nga cilido institucion tjetër më qëllim të keqpërdorimi apo abuzim me institucion demokratik si mbrojtës i votuesit dhe votës së lirë e cila, e kthej besimin të populli dhe çdo votues se, vota e tyre kurrë nuk do të keqpërdorët që është një garancë në kthimin e besimit të qytetarëve e cila do të ketë impakt pozitiv në pjesëmarrje dhe dalje në zgjedhje masive, qofshin lokale apo nacionale.
Më këto zgjedhje, Kosova( Dardania), më meritë u radhitë ndër shtetet ma të suksesshme jo vetem të rajonit të Ballkanit Perëndimor por edhe në nivelin evropian. Të priftë e mbara.