Foltoristët berishistë nuk janë fraksion politik në Partinë Demokratike, por saktësisht janë një grup interesi në Partinë Demokratike, një grup inatxhinjsh, interesaxhinjsh e të korruptuarish madje edhe më agresiv se sa pushteti korruptiv e hajdut i grupit qeveritar të Edi Ramës. Nëpër ato foltore bëhet inkuizicioni kundër Bashës për të mbuluar antiamerikanizmin dhe hakmarrjen kundër SHBA-ve pse ato e shpallën “non grata” Sali Berishën.
Aty organizohen sulme me qëllim denigrimin edhe të mbështësve të Bashës, sic bën Kokalari me akuza e shpifje të fabrikuara nga Berisha e që i artikulon Kokalari kundër Grida Dumës.
Foltorja ëhtë kthyer në një tribunë që heretizon dhe e dëmton PD-në,dhe nuk e di se cfarë tjetër më të dëmshme duhet që të bëjnë foltoristët në mënyrë që ata të përjashtohen nga PD-ja?!
Organizatorët dhe shumë prej të tjereve që i mbushin sallat e foltores së Berishës janë thjesh dhe i bashkon vetëm interesi personal për të mbajtur, ruajtur, siguruar e mbrojtur veten e tyre politikisht.
Foltorja nuk ka as ide, as program, as vizion dhe as mision politik por vetëm bëjnë zhurmë e tymnaja coroditëse e mashtruese për të manipuluar opinionin publik, antarësinë e simpatizanët e Partisë Demokratike me qëllim për t’i përdorur ata si vlerë numerike apo material njerëzor për përfitime dhe në favor të këtij grupi interesaxhinjsh të cilët gjithmonë vetëm sa e kanë përdorur e shfrytëzuar Partinë Demokratike për interesa personale.
Ky grup interesi është në konflikt me ndryshimin , është në konflikt me të renë dhe është në konflikt me Vetting-un dhe me luftën kundër korrupsionit.
Ky grup është në konflikt dhe kundër demoktratizimit dhe hapjes së Partisë Demokratike.
Ky grup interesi është edhe kundër SHBA-ve sepse SHBA-të nuk mbështesin korupsionin dhe të korruptuarit.
Këtë grup interesi brënda PD-së e mbështet edhe politika jasht PD-së, ata të cilët kanë interesa që të mos ketë ndryshim në Shqipëri, ata të cilët politikisht që janë jashtë e kundershtarë të PD-së e që nuk e duan Vetting-un e Drejtësisë dhe as Vetting-un e politikës.
Foltoren e Berishës e duan edhe Ilir Meta si dhe edhe kryeministri Edi Ramna dhe grupi i interesit që qeveris, pra e duan rilindasit e Edi Ramës.
Foltorja është një grup intersi që kërkon ta rimarrë drejtimin dhe lidershipin e PD-së.
Partia Demokratike duhet ta përjashtojë këtë grup intersi i cili po e gërryen dhe po e dëmton rëndë atë, dhe në pamundësi që ky grup pucist antiPD për ta marrë Partinë Demokrastike ai do të formojë një parti tjetër.
Do të ishte e rëndë jo vetëm për PD-në, por për tërë opozitën, për tërë politikën shqiptare dhe për Demokracinë e Shqipërinë sikur PD-ja të binte në dorë të këtij grupi foltoristo-pucistësh, pasi në rast të një zhvillimi të tillë edhe SHBA do të ndërpresë cdo marrëdhënie me Partinë Demokratike.
Dhe nuk ka dhe nuk do të mund që të ndodhë që për të mbrojtur “non grata”-n e Berishës nuk do të mund dhe nuk besoj se do të jenë dakord demokratët që të sakrifikojnë Partinë Demokratike për Berishën.