Reagim ndaj Abelard Tahirit

Opinione

Reagim ndaj Abelard Tahirit

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 18 nëntor 2021 Në ora: 19:24
Abelard Tahiri

Seanca e sotme e dt. 18 nëntor 2021, e Parlamentit shpërfaqi më shumë dëshirë për pushtet të partive politike se sa angazhim për zhvillimin e vendit.

Në vend që të diskutohej për eliminimin e shumë anomalive, të cilat vështirësojnë ngritjen ekonomike të vendit, luftimin e korrupsionit, krimit ekonomik të organizuar, deputetët nga radha e opozitës e sulmuan në mënyrë të ashpër qeverinë Kurti, duke thënë se nuk paska shënuar fitore në zgjedhjet lokale.

Më i zëshmi kundër qeverisë Kurti, ishte si zakonisht Abelard Tahiri, nuk u mor me trajtimin e temave siç është lufta kundër shumë të këqijave, për të cilat nuk mund të fajësohet Qeveria aktuale Kurti, sepse i ka trashëguar nga qeveritë pararendëse, pjesë e të cilave ka qenë edhe subjekti politik i Abelard Tahirit, PDK.

U tha shumëçka kundër qeverisë Kurti, edhe ato të këqija, të cilat më shumë ishin insinuate se të vërteta, siç është humbja e një kredie amerikane qindra milionëshe për investime në fushën e energjisë, por këtë shpifje e hodhi poshtë Kryeministri Kurti, posi e mori fjalën për diskutim si një “shpifje e qëllimshme e opozitës”, me qëllim të dezinformimit të qytetarëve për motive politike kundër qeverisë aktuale, sepse paratë nga kredia amerikane për ngritjen e kapaciteteve të energjisë në Kosovë janë aty dhe do të shfrytëzohen.

Pati edhe shumë diskutimeve, deputetët e opozitës, veç harruan ta akuzonin qeverinë Kurti edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, edhe pse kjo e keqe për Kosovën nuk ishte arritur në kohen kur vendi qeverisej nga Qeveria Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat