Gjenerimi i urrejtjes nga politika sjellë kërcënimin dhe sulmet ndaj gazetarëve

Opinione

Gjenerimi i urrejtjes nga politika sjellë kërcënimin dhe sulmet ndaj gazetarëve

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 09:22
Ruzhdi Peçani

Të dielën në mbrëmje, një telefonatë iu bë kryeredaktorit të gazetës “Bota sot”, Idriz Morina, me mesazhe të qarta kërcënuese, për jetën, drejtuar familjes së tij. Në një bisedë telefonike disa minutëshe kërcënuesi, disa herë ia ka kërcënuar familjen, nëse nuk i lë shkrimet.

Sulmet ndaj gazetarëve dhe akterët tjerë mediatik paraqesin sulme të rënda të drejtave të njeriut,ngase cak nuk paraqet vetëm individi,po ata u heqin lirinë edhe atyre që duhët të marrin informacione,ashtu që do kufizonin apo ngulfatnin debatin publik shoqëror,që paraqet thelbin e pluralizmit demokratik. Si alarm do duhej të ishte reagimi si i paparunaur i nivelit të kërcnimit të gazetarëve Kështu për këtë duhët të pritet një reagim i ashpër nga AGK dhe OJQ.

Kërcnimet,shantazhet dhe satanizimi gjenerohen në sferën e politikës duke u lëshuar drejtë tabloideve dhe televizioneve,të cilat mëtej e bejnë punën përmes denigrimeve diskreditimit të kundërshtarëve politik dhe atyre që mendojnë ndryshe.

Dhe mëpastaj në skenë dalin rrjetet sociale me mija klikime dhe komente,të cilët të kamufluar me pseudonimet mbjellin patologjinë,terrin po dhe kërcnimet brutale. Ne në Kosovë,në veçanti,viteve të fundit gjendemi në këtë spirale të rrezikshme.

Kur në qendër të kërcnimit vendoset gazetari,i cili jeton një jetë normale,pa mbrojtje policore,i cili bënë sheti në rrugë me fëmijët e tij apo vetëm,apo në treg a qendër trgtare,mund të gjenden papritur në një situatë të palakmuar,dhe lehtë mund të takohet me personin i cili ka kërcnuar, i cili në mënyrë impulsive apo me paramendim mund të sulmoj ashpër.Kjo është diçka që duhët gjetur mekanizmin për të pënguar më të keqen.Si për gazetarët dhe gjithë ata që janë të kyçur në jetën publike.

Të merresh me tema të “rënda”,pajtimin,krimet e luftës,përballjen me të kaluarën,tema këto që zgjojnë mllef po dhe ankth, në të gjitha anët e spektrit politik.Kështu kërcnimet nuk vinë vetëm nga të djathtë të radikalizuar po edhe nga një pjesë e opozitës,e cila në dy vitet e fundit ka mbjelluar mëri duke krijuar një atmosferë të urrejtjes dhe frikës.

Duke lexuar statistikat e sulmeve dhe kërcnimeve në 2019 dhe 2020 dhe rastet që janë marrë në shqyrtim,numrin e akuzave të ngritura dhe dënimet e dhëna,sejcili do ndihej i shqetsuar dhe i brengosur.Dhe tani, për këtë rast kërcnimi,athau se si do reagoj prokuroria,ashtu edhe gjykata po do vie tek procesi .Praktika ka treguar sipas OJQ, shpesh këso situatash,kur nuk është bërë kërcnimi direkt,prokuroria ka ditur të tërhiqet apo të merrej aktgjykimi lirues.

Në Kosovë gjatë vitit 2020 ishin 35 raste të sulmeve ndaj gazetarëve,ishin ngritur pesë aktakuza dhe ishte marrë një aktgjykim.

Pra ishin ngritur pesë aktakuza.Në 14 raste nuk është ngritur fare procedura penale,ngase gazetarët nuk kanë paraqitur sulmin në polici apo prokurori apo prokuroria thjeshtë nuk ka gjetuar elemente të veprës penale. Për 17 raste të tjera ishte ngritur procedura e hetimit.Për vitin 2020 është marrë vetëm një aktgjykim.

Si duket nuk do kemi shmangje nga kjo përderisa sa nuk demontohen gjeneratorët e ndryshëm që po prodhojnë dhunë,kërcnime dhe frikësim.

Për këtë , në rritje të sigurisë duhët të jenë dënimet më të rënda për kërcnimet dhe sulmet ndaj gazetarëve,duke ndërruar apo plotësuar Kodin penal. Patjetër se duhët thelluar mirëbesimin dhe bashkëpunimin mes Asociacionit të gazetarëve dhe përfaqësuesve të shtetit ,në rend të parë policisë dhe prokurorisë,duke dënuar ashpër çdo lloj sulmi dhe kërcnimi që cenon sigurinë e gazetarëve dhe puntorëve tjerë medial.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat