Këtë shkrim po e filloj me një përshëndetje time për drejtuesin e Emisionit “Koha për t’u zgjuar”, z. Bashkim Hoxha i cili më shumë se kushdo tjetër dhe përditë merr përshendetje nga folësit e shumtë në emisionin e tij. Ka vite e vite që emisioni i Bashkim Hoxhës është një foltore apo emision tërësisht i publikut, fjalës së lirë të qytetarit të lirë shqiptar.
Këtë emision apo foltore të publikut së pari duhet ta dëgjojë politika sepse aty i tregohet asaj e vërteta të cilën politika e fsheh dhe nuk dëshiron as ta dëgjojë.
Kjo sepse në foltoren e Bashkim Hoxhës qytetari flet ,ankohet dhe kritikon të këqijat politike dhe korrupsionin e zullumet e politikës,pushtetit, administratës e të drejtësisë.
Emisioni i Bashkim Hoxhësë nuk është politik, në kuptimin e asaj se te z. Hoxha nuk bëhet propagandë për këtë apo atë politikë, parti apo politikan , dhe aty nuk është parësor interesi politikës as i mbartësve të tyre e te pushtetit, por te foltorja e z. Hoxha, qytetarit i mundësohet që të flasë, gjykojë e të denoncojë të këqijat e politikës e të pushtetit; i mundësohet qytetarit që të flasë për hallet e problematikat , shqetësimet e tij dhe të publikut;që të denoncojë dhe të ankohet kundër padrejtësive, dhe i mundesohet qytetarit të interesohet për intersiin e vet dhe atë publik.
Kjo foltore nuk i shërben asnjë krahu politik por është emision apolitik dhe më shumë është antipolitik , sepse aty qytetari i bën politikës denoncimin dhe gjyqin publik.
Ky është dallimi i foltores së Bashkim Hoxhës nga ato foltoret e politikës, të pushtetit dhe të emisioneve dhe opinioneve të disa televizioneve e të disa gazetave që janë zgjatime dhe intersaxhije e në shërbim të politikës e pushtetit.
Pra në këtë aspekt themi se foltorja e Bashkim Hoxhës nuk është politike.
Por ama në aspektin tjetër edhe nuk mund të thuhet se nuk është foltore politike , pasi edhe ndonjë qytetar shprehet te ai emision që të mos flasim për politikën.
Por sot nuk mund të jesh thellësisht dhe krejtësish apolitik dhe i paanshëm e indiferent karshi saj.
Mundesh edhe mos me qenë anëtar i ndonjë partie ose mos me i shprehë botërisht qëndrimet politike, por nuk mundesh me pasë qëndrim të paanshëm në politikë.
Kjo nuk ka mundësi, sepse, edhe nëse do të qëndrosh i paanshëm, politika të prek ty sepse ajo premton shumë e gjithcka dhe përderisa edhe kërkon votën tënde; përderisa politika të prek dhe kur ajo ka nevojë shkon te qytetari punëtor, i papunë, shkon te studenti, te i moshuari, te i kamuri, te i skamuri, arsimtari, te intelektuali, artisti, shkon te pensionisti e kudo.
Pra politika prek qytetaret dhe interesin qytetar se ka te beje me punesimin , me mireqenien , me arsimin ,me shendetsine, me me dritat e ndicimin, me sigurine etj. Dhe këto ia mundëson publikut që ai të shprehet te foltorja e Bashkim Hoxhës të cilën duhet ta dëgjojnë politika, sidomos pushteti, kryeministri, ministrat si dhe gjyqtarët, prokurorët dhe shteti, administrata e institucionet e tij.
Prandaj qytetarë i janë mirënjohës Bashkim Hoxhës për këtë mision publik e në shërbim të publikut bërë me mjaf përkushtim prej tij.