Abetarja e përbashkët për trojet etnike në Ballkan

Opinione

Abetarja e përbashkët për trojet etnike në Ballkan

Nga: Skënder Karaçica Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 16:13
Skënder Karaçica

Në mbledhjen e shtatë  të dyja qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës,të mbajtur në Elbasan dhe nënshkrimi i një varg marrëveshjeve,ndër të tjera,u tha se vitin e ardhshëm do të nisë hartimi i Abetares së përbashkët për Gjuhën Shqipe për fatosat shqiptarë të shkollës shqipe për tërë hapësirën etnike të trojeve tona.

Është thënë në kronikat e historisë se Abetarja dhe shkolla shqipe për një shekull të rrugëtimit të dijes për brezat e pati misionin arsimor dhe edukativ të mësimdhënies në temën e orës mësimore me porosinë kombëtare:Si duhet të bëhet atdheu...!

Abetarja e Gjuhës Shqipe për këto vite i bëri vijat e gjeografisë kombëtare shqiptare në Ballkan dhe për brezat projekti kombëtar për Liri dhe Pavarësi të Kosovës.

Udha e kombit dhe Abetarja do të bashkojë kombin shqiptar dhe me vlerat tona do të japim shenjën e qytetërimit të hisës tonë me popujt evropianë dhe në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat