Lajmi i ditës së martë, një ditë pas Festës së Flamurit Kombëtar, ishte: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneral-major, Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese. Këtë lajm të mirë e kanë pritur të gjithë me gëzim, kur dihet se kush është Bashkimi.
Bashkimi është një anëtar i familjes legjendare Jashari, djali i Rifat Jasharit dhe nipi i Komandantit Adem jashari. Bashkimi ka një karrierë të gjatë ushtarake, të cilën e kishte nisur me uniformën e UÇK-së. Ky emërim vjen pasi Gjeneral-lejtnant Rrahman Rama dha dorëheqje. Ky ëmrim nga Presidentja Osmani është vendim i qëlluar, nderon jo vetëm familjen Jashari, por edhe shtetin e Kosovës.
Dorën në zemër shumë herë janë “koritur” përballë kësaj familjeje legjendare. Ata që janë thirrur në emër të famijes Jashari, janë po ashtu ata që më së shumti e kanë keqpërdorur emrin e saj për të arritur në pushtet, eh ky pushtet ku të mirat s`kanë të sosur, fundi nuk i dihet: Pushime të shtenjta, shtëpi të mira në Margionë, vetura të shtrenjta për veten, gruan, fëmijët, edhe dashnoret, blerje pa kursim, vizita ku të duash, pa i dhënë llogari askujt “shteti jam unë”.
Deri sot s`kanë bërë absolutisht asgjë për të mirën e familjes Jashari, ata që me gojën plotë trillonin tregime nga më të ndryshmet “për ndejat e gjata me Ademin, aksionet e para i kanë kryer bashkë”.
Këto edhe shumë të tjerave iu ka ra maska moti. Janë po ata që u bënë bashkë me të gjitha forcat për ta rrezuar nga karrigeja e të parit të komunës nipin e Ademit, djalin e Hamzës, me paturpësinë e pafundme edhe duke festuar.
Janë po ata që nuk e kanë shkelur pragun e familjes Jashari me vite të tëra, nuk janë të mirëseardhur aty, e dinë vet se çfarë kanë bërë.
U desh të vinë në pushtet ata që nuk janë thirrur kurrë në emër të familjes Jashari për ta nderuar atë, jo me fjalë, por me vepra konkrete. Emërimi i bahskim Jasharit, nderon familjen Jashari, por edhe FSK-në, pasi ka në krye të saj një person të përgatitur shumë mirë. Nderon edhe Kosovën sepse në krye të ushtrisë ka nipin e komandantit legjendar, që dha jetën për këtë ushtri.
Ky nëntor i lavdishëm s`mund të mbyllej më mirë, më me dinjitet dhe peshë se duke vu në krye të ushtrisë, nipin e komandatit legjendar. E duartrokas këtë vendim të presidents Osmani, veprim i duhur edhe pse është dashur më herët të ndodhte, gjithësesi për të nderuar dikë nuk është vonë asnjëherë.
Më shumë ka pasur nevojë FSK për Bashkimin se Bashkimi për FSK-në edhe pse nuk është mbase i duhur krahasimi, kjo ndodh për të treguar peshën që ka Bashkimi, familja Jashari për Kosovën, FSK dhe çdo gjë që ka të bëj me Kosovën.