Ne shqiptarët edhe ashtu nuk jemi "shumë ". Jemi njëri ndër popujt më të vuajtur dhe të shtypur në botë!
Historia ndaj nesh gjithmonë ka qenë e pa mëshirshme. Vallë, a thua mos kemi qenë edhe ne në anën e kësaj historie?!
Ne shqiptarët e kemi vërshuar botën, jo prej mendje madhësisë dhe se nuk e kemi dashur atdheun tonë, por për shkak të varfërisë dhe mjerimit...
Me tokatë tona si dhe me tokat e të parëve tanë fuqitë e mëdha kanë vepruar në mënyrë shumë të pa drejtë dhe anti njerëzore..
Vetëm shekulli i kaluar ka filluar për të na dalë zot që t'i shpëtojmë robërisë dhe vuajtjeve nga sundimi huaj...
Kjo përudhë historike na e mundësojë që të këndellemi dhe të fillojmë të krenohemi me liritë dhe të drejtat tona kombëtare dhe njerëzore!
Ende nuk ia kemi dalë në fund të rrugës të realizimit të ambicieve tona...
Ah, sa e dhimbshme mu në vlugun e emancipimit tonë kombëtar dhe të gjithanshëm ekonomik dhe kulturor, pa pritë e pa kujtuar dikush nga armiqtë tanë të Kosovës dhe popullit të Kosovës, e hodhi farën e konfliktit dhe të mosmarrëveshjeve në mes nesh përmes " OPEN BALLKAN" . Një kreaturë serbe anti-shqiptare dhe anti Kosovë, e cila po na pikëllon dhe shkakton dhimbje për çdo ditë, përkundër shumë të arriturave kolosale të pa imagjinueshme as një herë më parë, megjithatë gjendemi në një rrugë kryq , pa dalje , në një rreth vicioz thuajse as nuk dimë dhe as nuk mund të dalim...
Për ta kuptuar esencën e përmbajtjes së këtij opinioni po e përsëris Refrenin e fillimit të këtij shkrimi: "Ne shqiptarët vetëm të bashkuar dhe në solidaritet me njëri tjetrin, mund t'i realizojmë të drejtat tona kombëtare dhe shtetërore!"
Çdo Alternativë tjetër mund të na përsëris historinë e tragjedive dhe dhimbjeve, të cilat i kemi përjetuar shekuj me radhë gjerë në mbarim të shekullit të kaluar...