Nuk ka meritë më të madhe për një popull, se kur i identifikon hajnat në politikë dhe i ndëshkon me votë për mos t'i përfaqësuar asnjëherë tjetër interesat e tyre.
Qeveritë të cilat harrnohen duke bërë koalicione me parti tjera vetëm për t'ia zgjatë vetes ekzistencën në pushtet pa meritë, janë si bryma para diellit, në çdo moment i pret rrënimi. Kështu i ndodhi qeverisë para se t'i fitonte zgjedhjet Qeveria Kurti 2.
Qeveritë e tilla e kanë edhe një cilësi të përbashkët, në mungesë të numrit të mjaftushëm të partive për të bërë koalicion për të ardhur në pushtet, në lojë e fusin edhe djallin si numër vetëm për të siguruar fitoren e pushtetit për mes se cilit në vend që t'i shërbejnë popullit ( qytetarëve), u shërbejnë interesave të tyre meskine, korruptive, klandestine dhe shtetrrënuese.
Mjerë ata popuj, që bijnë viktimë e qeverive të tilla anti popullore...