Këta që gërmojnë nëpër dosje për të penalizuar Qazim Mulletin, "harrojnë" se janë stivë e lartë edhe dokumentet me urdhëra të Enver Hoxhës për të vrarë, nën sebebin apo etiketimin e kolaboracionistit, të "elementit antiparti", si “armik i partisë dhe popullit”, futur në një thes, edhe plot njerëz, që ai i kishte zili apo frikë për karrierën e vet në parti, qeverisje, shtet...
Disa që kanë pasur kundërshtime apo rezerva për shkrimin tim të futur në faqen personale në facebook e të botuar në gazeta “BOTA SOT”, më 03.12.2021 dhe në gazetën letrare “NACIONAL’, më 04.12.2021 si dhe për përgjigjen dinjitoze të familjes së Qazim Mulletit për Erion Braçen, janë kapur si i pragmbyturi tek një fije kashte tek faksimilja apo “fakti” që u ka servirur “biri dhe kuadri besnik i partisë”, Erioni. Sipas këtij dokumenti nxjerrin konkluzionin se Qazim Mulleti ka qenë “kaloboracionist”,“bashkëpunëtor me autoritetet pushtuese italiane dhe gjermane”. Këtë fakt edhe unë nuk mund ta mohoj e as e kam çuar ndërmend ta mohoj, për deri sa ai ka kryer detyrën e prefektit gjatë periudhës së pushtimit dhe për deri sa për këtë të shprehet historia e vërtetë, e pa urdhëruar apo manipuluar nga partitë në pushtet dhe qeveritë e tyre. Këta që gërmojnë nëpër dosje për të penalizuar Qazim Mulletin, "harrojnë" se janë stivë e lartë edhe dokumentet me urdhëra të Enver Hoxhës për të vrarë, nën sebebin apo etiketimin e kolaboracionistit, të "elementit antiparti", si “armik i partisë dhe popullit”, futur në një thes, edhe plot njerëz, që ai i kishte zili apo frikë për karrierën e vet në parti, qeverisje, shtet....Qazim Mulleti, që Erion Braçe e ca të tjerë përpiqen ta paraqesin si "bashkëpunëtor të fashizmit dhe të nazizmit",”bashkëpunëtor edhe me shqiptarin nga Kosova, Xhaferr Deva”,..., përveç se e ka mbajt me bukë, si jetim, e ka shpëtuar nga burgu autorin e komedisë "Prefekti", Besim Levonjën! Një ditë para se ta vrisnin, të spiunuar nga një njeri i urdhëruar nga Enver Hoxha, ka paralajmëruar Qemal Stafën të mos lëvizte të nesërmen nga baza ku ishte! Ndoshta viktimë e besimit të tepruar ndaj Enverit apo për fatin e tij të keq, Qemal Stafa, nuk ia vuri veshin këtij “njoftimi sekret”, doli dhe u...vra! Ka edhe raste të tjera...të kësaj natyre. Qazim Mulleti bëri mirë për aq sa pati mundësi dhe nuk rrezikonte vetveten. Natyrisht, si prefekt në kohë pushtimi, nuk mund të mos i zbatonte të gjitha vendimet e autoriteteve italiane dhe gjermane dhe detyrimet ndaj tyre. Në të kundërt, nëqoftëse do të guxonte për t’i kundërshtuar hapur, mund ta pësonte me jetën e vet, deri në ekzekutimin si bashkëpunëtor e mbrojtës i komunistëve dhe partizanëve! Ai kishte të drejtë t’i bënte vetesedhe pyetjen: “a do t’ia vlente të rrezikoj kaq shumë për Enver Hoxhën dhe disa nga shokët dhe shoqet e tij, të denjë për shpirtin dhe karakterin e tij, ”vëllëzër e motra për shpirt me vëllezërit jugosllavë”? Që t’ma shpërblejnë me pabesi dhe mosmirënjohje..., siç kanë bërë disa prej tyre me shokë e miq të mi??? Apo edhe më rëndë, me një atentat dhe me plumba...???“ Tani, plot shqiptarë demokratë dhe antienveristë mund ta “fajësojnë” Qazim Mulletin se “përse nuk i ndihmoi autoritetet pushtuese italiane dhe gjermane, duke kapërcyer edhe zemërimin e mikut të tij Bahri Omari, për ta shtënë në dorë dhe ekzekutuar edhe Enver Hoxhën...”??? Sipas logjikës së tyre, “kështu do ta shpëtonte Shqipërinë nga ky monstër, që sa ishte gjallë vetë dhe në këta rreth 31 vjet, nëpërmjet pasardhësve apo trashëgimtarëve të tij, ka 80 vjet që u bën gjëma Shqipërisë dhe shumicës së shqiptarëve”.
Shqipëria e sotme, për 77 vjet( 64 vjet qeverisje nga PKSH- PPSH- PSSH,) është peng dhe viktimë e "së majtës enveriste"( 7 vjet motër me "vëllezërit jugosllavë"; 13 vjet me "vëllezërit sivjetikë"; 15 vjet me "vëllezërit kinezë", koreano-veriorë, kubanezë, brazilianë...) dhe jo e "kolaboracionistëvë", të cilët patën vetëm për vetëm 5 vjet lidhje e bashkëpunim me pushtuesit italianë dhe gjermanë. Bëni pak llogari: 5 vjetët e aleancës konjunkturale të tyre me pushtuesit kalimtarë( mes dy të këqiave nacionalistët zgjodhën atë kalimtare, italo-gjermane, ndërsa komunistët atë shekullore, serbomadhe) dhe 13 vjetët e qeverisjes nga PD apo Berisha, siç kanë ves apo virus ta personalizojnë me tendencë “të majtët”, janë gjithësejt 18 vjet. Pra, rreth 59 vjet më pak se vëllazëria komunisto-socialiste me jugosllavët, sovjetikët, kinezët...dhe se qeverisjet komunisto-socialiste! Ndërsa Enveri u bë “kone e Titos” dhe e lidhi Shqipërinë për 7 vjet më Jugosllavinë, gati sa nuk e bëri republikë të 7 të saj, nacionalistët apo “kolaboracionistët” nuk kishin zgjidhje më të mirë se ajo e bashkëpunimit jo 100% me zemër dhe jo me 100 % të forcave me pushtuesit, që për interesa të tyre, për të bërë për vete sa më shumë nacionalistë shqiptarë, realizuan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Pra, e keqja e Shqipërisë, qysh nga 8 nëntori 1941, sot, me Rama-rilindjen edhe më shumë, është tek kjo gjasme e majtë, me 64 vjet qeverisje. PD ka qeverisur vetëm 13 vjet, në kushtet kur pushtetin ekonomik e kishin shtënë në dorë qysh më 1991-1997 komunisto-socialitët, bijtë e bijat, nipërit dhe mbesat, dhëndurët dhe nuset e ish Bllokut enverian apo të nomenklaturës diktaturiale. Është shumë shprehës dhe kojëkycës për nostalgjikët e Enverit dhe të diktaturës së tij informacioni i shkurtër që postoi në faqen e tij në facebook, dje, më 5 dhjetor 2021, historiani dhe studjuesi i mirënjohur Kastriot Dervishi.
“...Ballafaqimi i statistikës penale të dy regjimeve, fashist e komunist është tejet interesant. Regjimi i robërisë (italo-gjermane) për rreth 5 vjet nuk dha më shumë se 9 dënime me vdekje. Ndërsa “çlirimtarët” që “na sollën lirinë”, pasi u largua pushtuesi, ishin një makinë e vërtetë terrori dhe mohimi të çdo lirie njerëzore. Nga që kam nxjerrë në masën e saktësisë 99.99% të ekzekutimeve me vendim gjykate, por bëj të njohur shifrën e vitit 1945 të gjykatave ushtarake komuniste me plot 528 persona të dënuar me vdekje dhe ekzekutuar (7 prej të cilëve me varje në litar)”. Pra, arithmetika shpreh shumë...! Pas këtyre fakteve a do të vazhdojnë enveristët e moçëm dhe ata të rinj, me maska socialisto-rilindase, të ulërijnë me gojë dhe shkrime: “Poshtë fashizmi i poshtër! Rroftë 29 nëntori i “çlirimit”???