Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli pardje në SHBA para një grupi biznesmenësh amerikanë dhe u përpoq që t'i joshë ata për investime në Shqipëri, duke iu ofruar tregun ballkanik të Open Balkan. Dy ditë tjera më parë, saktësisht të enjten e shkuar, me datën 2 dhjetor, ai në interpelancën e tij me deputetin demokrat, Tritan Shehu, deklaroi se Shqipëria, Kosova dhe rajoni nuk rrezikohen nga aktorë jashtë euro-atlantikë. Mohoi të jetë shtuar e madje të bëhen përpjekje që Rusia të jetë prezent në Serbi, Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit tonë.
Kryeministri Rama nuk e pranon faktin se Kosova, Mali i Zi, Bosnjë - Hercegovina e madje edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende që rrezikohen nga Serbia e Madhe dhe koncepti i botës serbe si dhe i botës ruse. Ndërsa në fjalën e tij muajin që shkoi në parlamentin e Serbisë ai lëshoi një deklaratë, sipas së cilës "Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk më ka folur kurrë keq për Kosovën"! Më pas u angazhua që ta bindë Beogradin të kërkojë ndjesë për krimet serbe në Kosovë në fund të procesit të bisedimeve, pasi që të jetë marrë vendimi e nënshkruar marrëveshja përfundimtare e pranimit të të dy shteteve.

I përmenda të gjitha këto fakte për të dëshmuar para publikut se në të gjithë këtë amalgamë deklarimesh e qëndrimesh të kryeministrit shqiptar ka një projekt të fshehtë me presidentin e Serbisë, Vuçiq. Dhe secili prej nesh duhet të bindet se çfarëdo projekti i përbashkët Rama-Vuçiq, të jetë, ai është i dëmshëm për Kosovën dhe interesat e kombit shqiptar. Megjithatë le të ndalem pak më konkretisht!
1. Rama u thotë biznesmenëve të huaj "Hajde investoni në Shqipëri, sepse Ballkani i Hapur iu garanton tregun ballkanik. Ndërkohë të gjitha dhomat e huaja të tregtisë në vendin tonë, përfshirë atë amerikane, kanë thënë se në Shqipëri mungon klima pozitive e të bërit biznes. Që do të thotë se tigrat e korrupsionit janë pengesa kryesore e investimeve të huaja te ne. Mashtrimi me "tregun ballkanik" është më së shumti përpjekje për të legjitimuar Open Balkanin, ose Minishengenin, apo Jugosllavinë e Re të projektuar në Beograd! Duhet të jesh naiv të mendosh se ekziston e kundërta e këtij argumenti.
2. Edi Rama thotë se "Aleksandër Vuçiq nuk më ka folur kurrë keq për Kosovën"! Dhe pas kësaj fraze të pavërtetë ai përpiqet të fshehë përpjekjet e panumërta të Beogradit dhe presidentit serb për destabilizimin e Kosovës. Nëse nuk paska mendim të keq për Kosovën, pse Vuçiq nuk e lejon pakicën serbe të integrohet në institucionet e saj?! Rama përpiqet edhe në këtë rast të fshehë me intriga të vërtetat e mëdha, me të cilat dëshmohet çdo ditë armiqësia e liderishipit të Serbisë kundër Kosovës. Ai përpiqet që t'i thotë botës së qytetëruar se Serbia udhëhiqet nga një politikan i moderuar, ndërkohë që faktet dëshmojnë të kundërtën.
3. Edi Rama i tha Tritan Shehut në parlamentin shqiptar se ky i fundit sheh fall kur flet për rrezikun rus në Ballkan. Në fakt me këtë qëndrim të tijin politik ai synon të fshehë dhe maskojë veprimtarinë e ethshme të Rusisë kundër paqes, stabilitetit dhe sigurisë e qëndrueshmërisë në rajonin tonë. Rama mundet të mos jetë bërë direkt palë me Moskën, por mesa duket atij i intereson ndarja e Bosnjë-Hercegovinës për të legjitimuar përpjekjet e tij për ndarjen e Kosovës. Ndryshe do të shënohej në histori si një politikan i rangut të Esat Pashë Toptanit e madje më keq, sepse Toptani ka edhe njolla të bardha në aktivitetin e tij për Shqipërinë. D.m.th se Edi Rama përpiqet të fshehë faktet për diversionin rus në rajonin tonë! Dhe për ta dalluar këtë fakt atë nuk e bind as ajo që Serbia armatoset çdo ditë nga ana e Rusisë dhe në dokumentin e saj strategjik të para pak ditëve ka shënuar edhe Shqipërinë, edhe Kosovën si vende armike.
Ndërkaq me mohimin e rrezikut rus në Ballkan kryeministri i Shqipërisë kërkon ta zhveshë nga akuzat që i bëhen mikut të tij në Beograd për bashkëpunimin prapa krahëve të Uashingtonit e Brukselit me Vladimir Putin. Aleksandër Vuçiq ka bërë në Kremlin 19 vizita në tetë vitet e fundit, aq sa Rama ka bërë në Beograd e qytete të tjera të Serbisë! Të gjitha këto vizita, sipas Ramës, janë thjesht një kortezi marrëdhëniesh, të cilat nuk paskan të bëjnë me interesat e Moskës në Ballkan dhe në Evropë. Edhe ambasadorin rus në inspektimin e forcave serbe të gatshme për të ndërhyrë me agresion në Kosovë nuk e ka parë kryeministri ynë. Në fakt e ka parë, por e sheh si prani "pa dijeninë" e mikut të tij, president të Serbisë"!
Për Edi Ramën alarmi amerikan dhe europian për atë që ndodh në Bosnjë, në Mal të Zi dhe në Kosovë është një alarm i rremë. Derisa sipas tij nuk paska rrezik rus në rajonin tonë, atëherë Uashingtoni, Berlini, Londra, Brukseli shqetësohen pa arsye! Është ky gjithologu ynë që hedh gjethe dafine e fiku gjithandej, vetëm e vetëm që të fshehë një projekt të kobshëm për kombin shqiptar të skenarizuar së bashku me Aleksandër Vuçiq!