Delegjitimimin e RK-së në Bruksel përmes dialogut e bëri firmosja e nënshkrimeve për Asociacionin e të ashtqujtur të “Komunave Serbe”, firmosja e demarkacionit me Malin e Zi si dhe firmosja e vënë për RK-së me fusnotë. Pa ndërhyrjen e SHBA-ve në dialog, BE-ja nuk mund të përfundojë bisedimet si ndërmjetësuese e RK-së dhe Serbisë sepse Rusia pa frikë nërsen Serbinë dhe destabilizon Ballkanin e më gjerë...
-Pa ndërhyrjen e SHBA-ve në dialog, vazhdimi i dialogut veç sa delegjitimon edhe më shumë për RK-së.
-Përkundër destruktivitetit të Serbisë në dialog me Kosovën përmes ndërmjetësimit të përfaqësuesve të BE-së, ende miklimohet (ledhatohet) Serbia edhe se përfaqësuesit e BE-së e dinë se Serbia nuk është e interesuar për të krijuar paq, jo vetëm në Kosovë por në tërë Ballkanin.
-Serbia e përkrahur nga Rusia, në të kaluarën, përmes forcës mbajti hegjemoninë mbi shtetet ballkanike, prandaj ajo vetëm përmes forcës e harron këtë hegjemoni meqë i duhet kohë të ndryshoj në mentalitetin e saj.
-BE-ja nuk e ka forcën as guximin t’ia kundërshtojë këtë hegjemoni Serbisë meqë nërsimi i saj është nga Rusia.
-Vetëm SHBA-të janë forcë përballë Serbisë dhe Rusisë të krijojë paq, jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë shtetet ballkanike, meqë Rusia përballë SHBA-ve nuk e ka guximin ta nërsej Serbinë kundër vendimeve në ndërmjetësim të dialogimit për dy palët nga SHBA-të.