Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, kushtëzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të zbatojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me Serbinë, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave serbe, marrëveshje të cilën Borell e quajti si më të rëndësishmen.
Ia bëjmë me dije zotëri spanjolit Borrellit i cili vjen nga shteti që nuk e ka njohur Kosovën, se, shumë më e rëndësishme është për Spanjën evropiane që të lejojnë e pranojnë Pavarësinë e Katalonisë, para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të lejonte e të pranonte asociacionet serbe në Kosovë.
Evropa e Borrelit nuk lejon liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës a në anën tjetër kërkon zbatimin e asociacioneve serbe në Kosovë. I dërguari i Sigurisë së BE-së nuk shkon të zbutë situatën e serbëve që duan të ndahen nga Bosnjë-Hercegovina, e të krijojnë Republikën e dytë të Pavarur serbe, në anën tjetër Borrelli i Sigurisë evropiane kërkon nga Albin Kurti krijimin e Republikës Serbe në Kosovë.
Zotëriu i shtetit që se ka njohur Kosovën, Borrelli, sa i mençur është për serbët, në njërën anë përkrah serbët e Bosnjës për t'u bërë shtet më vete, në anën tjetër me asociacionet serbe kërkon që serbët e Kosovës të shkojnë rrugës politike te Dodikut, në fillim asociacione, pastaj Republikë Serbe brenda Kosovës e më vonë ndarje e bashkim me Serbinë.
Jo, jo i nderuar Borrell ashtu, asociacionet serbe në Kosovë do bëhen atëherë kur Katalonia e juaj do bëhet e Pavarur, perndryshe Albin Kurti me Kosovën kurrë nuk do pajtohet me dëshirat serbe të asociacioneve në Kosovë.