Departamenti i Shtetit Amerikan filloi të publikojë ndëshkimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin në rajon. Veriu i Kosovës zë vendin kryesor në këtë paketë. 16 biznesmenë dhe zyrtarë serbë janë shpallur non grata dhe do të ndëshkohen nga departamenti i Thesarit të SHBA-ve me konfiskim të pasurisë. Akuza është shumë e rëndë: Trafiqe, krime, vrasje dhe mbrojtje nga politika. Këta kontrabandistë dhe trafikantë kriminelë kanë mbajtur veriun e Kosovës peng në këto 22 vite.
Kanë mundur të bëjnë para të pista e me to të financojnë partitë politike, përkatësisht partinë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Listën Srpska në Kosovë dhe ndonjë parti politike shqiptare të Kosovës. Mbi gjithçka, kanë mundur të financojnë dhe organizojnë barrikada dhe vepra kriminale kundër shtetit të Kosovës! Në këmbim të lidhjeve me politikën kriminelët që kanë mbajtur peng veriun e vendit kanë marrë tenderë nga qeveria serbe, si dhe qeveria e Kosovës. Një bashkëpunim perfekt natën me Beogradin i atyre që ditën bënin patriotin.
Këtë vendim amerikan e përshëndeti edhe kryediplomati i BE-së, Borrell. Por ai tri-katër ditë më parë kërcënoi kryeministrin e Kosovës, zotin Kurti, për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
Departamenti i Shtetit Amerikan filloi të publikojë ndëshkimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin në rajon. Veriu i Kosovës zë vendin kryesor në këtë paketë. 16 biznesmenë dhe zyrtarë serbë janë shpallur non grata dhe do të ndëshkohen nga departamenti i Thesarit të SHBA-ve me konfiskim të pasurisë. Akuza është shumë e rëndë: Trafiqe, krime, vrasje dhe mbrojtje nga politika. Këta kontrabandistë dhe trafikantë kriminelë kanë mbajtur veriun e Kosovës peng në këto 22 vite. Kanë mundur të bëjnë para të pista e me to të financojnë partitë politike, përkatësisht partinë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Listën Srpska në Kosovë dhe ndonjë parti politike shqiptare të Kosovës. Mbi gjithçka, kanë mundur të financojnë dhe organizojnë barrikada dhe vepra kriminale kundër shtetit të Kosovës! Në këmbim të lidhjeve me politikën kriminelët që kanë mbajtur peng veriun e vendit kanë marrë tenderë nga qeveria serbe, si dhe qeveria e Kosovës. Një bashkëpunim perfekt natën me Beogradin i atyre që ditën bënin patriotin.
Këtë vendim amerikan e përshëndeti edhe kryediplomati i BE-së, Borrell. Por ai tri-katër ditë më parë kërcënoi kryeministrin e Kosovës, zotin Kurti, për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Ndërsa Dushan Janjiq, një studiues me emër në Serbi, demantoi Borrellin, kur tha se pas projektin e Asociacionit e kanë hartuar katër komunat e veriut të Kosovës dhe ai projekt është i panjohur për BE-në! Shpallja e grupeve kriminale nga DP i Shtetit është shuplakë edhe për Josep Borrelli, sepse është i njohur fakti që Asociacioni është kërkesë e kriminelëve serbë në veri të Kosovës, të cilët duan një zonë të lirë trafiqesh dhe krimi të organizuar!
E gjitha çfarë ka ndodhur ka si shkak mungesën e ligjit dhe të institucioneve në veri të Kosovës. Faktet po dëshmojnë se për këtë evazion ligjor kanë qenë të interesuar jo vetëm politikanët serbë, por edhe ata kosovarë. Albin Kurti është i pastër në këtë histori. Nuk është i implikuar në aferat Radojçiq apo të nënkryetarit të Listës Srpska. Prandaj ai i ka të gjitha kreditet që të vendosë ligjin në veri të Kosovës. Tashmë askush nuk mund ta pengojë. As presidenti serb nuk mund të dalë në mbrojtje të banditëve të vet. As Borrell nuk do të mundet kë kërkojë të kundërtën! Ndërsa opozita e lidhur me bandat e krimit duhet të heshtë. Edhe Vjosa Osmani qëndron jashtë këtyre aferave. Prandaj ajo është e lirë të mbështesë çdo aksion të qeverisë për vendosjen e rendit e të ligjit në veri të Kosovës.
Hekuri rrihet sa është i nxehtë. Nuk i duhet lënë Serbisë të gatuajë alibi të tjera për të dalë nga përgjegjësia e saj dhe për të reaguar ndaj veprimeve ligjore të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Lufta kundër krimit të organizuar kërkon angazhimin e të gjithë instrumenteve të shtetit, jo vetëm politikës. Duhen përdorur policia dhe repartet speciale, ushtria dhe gjithçka është e mundur për ta mposhtur krimin e organizuar, nëse është nevoja. Asgjë s’ka të bëjë me qytetarët. Gjithçka që bën shteti për sundimin e ligjit është në dobi të qytetarëve edhe në veri të vendit. Se cilat janë mjetet dhe masat që mund të merren, këto janë përgjegjësi e shtetit të Kosovës.
Përveç kësaj, institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë do të duhet të verifikojnë dhe t’i çojnë për hetim të gjitha aktet e qeverive të mëparshme në lidhje me mbështetjen që ato i kanë dhënë këtyre grupeve kriminale. Të gjithë në Kosovë e kanë ditur se në veri veprojnë këto grupe. Mbështetja që atyre u është dhënë duhet hetuar dhe përgjegjësit, qofshin këta dhe ish-kryeministra, duhet të shkojnë prapa hekurave. Nëse tolerohet kjo, atëherë Serbia do të thotë se Kosova po hakmerret ndaj saj. Nëse zbatohet ligji kundër trafikantëve dhe bandave kriminale në veri të Kosovës, atëherë nuk ka pse të mos zbatohet edhe kundër atyre që i kanë mbështetur ato brenda vendit.
Vendimi amerikan i ka dhënë përgjigje edhe zotit Borrell në këmbënguljen e tij për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Ky vendim i ka dhënë ujë të ftohtë edhe Isa Mustafës, që jep mend, mbasi e ka nënshkruar atë marrëveshje. Kurse sot na thotë se “Mogherini na ka garantuar se ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”! Sikur të mos ishte kryeministër, por një fillestar në politikë dhe nuk e ditka se premtimet me fjalë, qofshin të shkruara, i merr era! Rëndësi ka çfarë ke nënshkruar o apollogjet i Asociacionit! Në vend të bëhen bashkë e të mbrojnë shtetin, fajtorët ende këmbëngulin në jetësimin e fajit që kanë bërë. Asokohe, Hashim Thaçi thoshte se me këtë marrëveshje garantuam liberalizimin e vizave, nënshkrimin e MSA-së dhe madje pranimin në NATO. Kaq shumë propagandë u bë për të legjitimuar një akt-tradhtie ndaj Kosovës!
Kurti deklaroi se “Kosova është e gatshme ta bashkojë ushtrinë e saj me NATO-n në rast të një agresioni rus kundër Ukrainës”! Është i pari lider politik i shteteve brenda dhe jashtë NATO-s që bën një deklarim të tillë! Unë e përshëndes me gjithë zemër këtë qëndrim të kryeministrit të Kosovës, sepse kësisoj ai forcon pozitën e shtetit më të ri në Evropë dhe e bën atë konkurrues me vende akoma më të fuqishme se vetja. Ndërkohë i jep një goditje të rëndë aleatit të madh të Rusisë në Ballkan, Serbisë! Pikërisht kjo është ajo që duhet! Unë pres që të ndodhë ajo që duhet edhe në veriun e Kosovës dhe të ndëshkohen politikanët kosovarë që për turpin e tyre kanë bashkëpunuar me bandat serbe në vera të vendit!