Vitet e dhunës ndaj popullit dhe familjes time!

Opinione

Vitet e dhunës ndaj popullit dhe familjes time!

Nga: Prof. Dr. Xhavit Bicaj Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 07:22
Smail Ali Bicaj

Me 8 dhjetor, u mbushën plot 69 vite nga dita kur, u burgos babai im. Kur hordhitë çetnike të Rankoviqit, ma morën babain, unë isha vetëm 3 vjeç. E morën për të vetmin faj, se e ndiente veten shqiptar, mendonte dhe punonte shqip (vitet e para LDB, ishte i kyçur në LNDSH, ku së bashku me Selman Kadrinë dhe Brahim Kabashin, që të dy shahira te folklorit, bënin shpërndarjen e librit shqip, Abetares, në rajonin e Podgurit. Gjatë luftës, kishte kontakt me Emin Durakun, Xheladin Hanën, dhe shumë patriotë të tjerë, ku u bind të bëhej pjesë e LNÇ-së, si shans për bashkimin e trojeve shqiptare (pas përfundimit të luftës)).

Babai im Smail Ali Bicaj, u burgos në maj të vitit 1953. Pas kater muajsh, burgosen edhe xhaxhallarët:Tahiri dhe Mustafa, të cilët u dënuan së bashku: në maj te vitit 1953: Smaili (babai im), me 8 vite burg, axha Tahiri (baba Hil), 7 vite dhe axha Mustafë (mixha), 3 vite, si “armiq të popullit”, si nacionalistë dhe irredentistë, siç i quante A. Gashi, në shkrimin e tij në Rilindje, në qershor të vitit 1953. I njëjti (A. Gashi), ishte porotë e gjykatës, në dënimin e vëllezërve Bicaj, në muajin maj te vitit 1953.

Baba, Smaili dhe axha Tahiri, dënimin e vuajtën në burgun famëkeq te Goli Otokut, ku kanë përjetuar torturat me ç’njerëzore. Ne ketë drejtim, do të ndaj dy kujtime, që lidhen me dhunën që u ushtrua ndaj babës Hil (axha Tahir), njëri, i thënë nga Prof. Sami Peja, dhe tjetri, nga baba Smail.

Si i burgosur i Goli Otokut, baca Sami, thoshte: ”Mixhën Tahir e kishim forcë morale, në perballimin e torturave çnjerëzore. Kur e dënonin mixhën Tahir që të thejë gurë me gur, në pikë të verës, djersët i rridhnin curril trupit, nga duart i rridhte gjaku, e mixha Tahir këndonte këngën e Mujës e Halilit, që të na e ngriste moralin”.

Baba im Smaili, më thoshte: ”Unë nuk e ndieja dhunën në trupin trupin tim, sa më dhimbte shpirti për bacin tim, kur e shihja dhunën ndaj tij, sepse baci ishte i burgosur i vjeter, kishte rreth 67 vjet”!

Mixha Mustafë, vuajti burgun në Sremska Mitrovicë.

Përkujtimin tim do ta përcjell, me faktet në vijim:

Image
Foto e babës Hil, diku viti 1970
Image
Pjesë nga raporti i gjyqit serboçetnik të Pejës
Image
Foto, marrë nga gazeta Rilindja, shkruar nga A. Gashi, qershor i vitit 1953
Image
Lista e të burgosurve, në Goli Otok, ku veç babës Smail dhe axhës Tahir, pas tyre në listë është edhe baca Isuf Bicaj, njëri nga të burgosurit më të rinj
Image
Foto e imja me babën, që aq shumë e doja, me të cilin gjithmonë krenohem (isha më pak se tre vjeç, diku pak para burgosjes së tij, viti 1952)
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat