Më i mirë është një fund i dhimbshëm, apo, një dhimbje e pa fund, do të shtrohej si pyetje e logjikshme?!

Opinione

Më i mirë është një fund i dhimbshëm, apo, një dhimbje e pa fund, do të shtrohej si pyetje e logjikshme?!

Nga: Hafiz Shala, New York Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 17:46
Autori

Tani kur po zhvillohen biseda në mes të Dardanisë dhe Serbisë, të cilat, sa e fillojnë më një shpresë po aq edhe më zhgënjim, po thuajse sikur më kopsht magjik, ato po ndërpriten, duke i marrë parasysh qëndrimet e palëve të cilat, në njërën anë, Serbia, e interesuar që të përfundojnë sipas kërkesave të saj, në njërën anë, edhe të ndërmjetësuesve, euro- amerikan në anën tjetër duke u bazuar në atë që Serbia si agresore i shkaktoi Dardanisë të gjitha ato trauma kriminale, deri në gjenocid.

Serbia, e vetëdijshme për krimet e bëra në Dardani, zbulon kërkesa shtesë me rimodelime, sepse përfaqësuesit e BE-së, edhe si institucione e edhe si ndërmjetësues, nuk e kanë gatishmërinë që Serbinë në bazë krimeve që i kanë bërë në Dardani, ta emërtojnë, ta trajtojnë dhe ta detyrojnë që me kokë ulur të ulët në bisedime karshi palës tjetër legjitime në bazë të votës së popullit të si palë e barabartë e njohur nga 2/3 e shteteve anëtare të OKB-së, duke i përjashtuar këtu, pesë shtete të Bashkimit Evropian.

Fatkeqësisht, Serbia, nga përfaqësues të BE-së, trajtohet më prioritet, përkëdhelje dhe më simpati sikur, vërtetë BE-ja varët nga disponimi apo, “obligimin që e kanë ndaj saj”, sikur ajo të ishte viktimë e jo agresor karshi Dardanisë.

E para,”e kuptueshme se, për qellim e kanë ta largojnë nga Rusia dhe ta anëtarësojnë në BE, ani pse, është qëndrim i prerë dhe i pa ndryshuar se, pa njohjen e Dardanisë dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndër fqinjësore, kjo nuk do të jetësohet, dhe e dyta dhe kryesorja, ta largojnë nga ndikimi rus dhe të bëhet pjesë e NATO-s bashkë më shtetet tjera të Ballkanit perëndimor, mundësisht në bllok dh, në ketë mënyrë të krijohet një kohezion i qëndrueshëm dhe obilgativ ndaj BE-së.

Titullin që e zgjodha për ketë temë dhe në rastin e Dardanisë, është diçka sa e komplikuar dhe kontroverse sepse, sikur të bëhej fjalë për një fund të dhimbshëm e të rrezikshëm pa pasoja afatgjatë dhe të qëndrueshëm, disi, do të tentohej që të gjindej një kompromis i cili do ta mbyllte njëherë e përgjithmonë, armiqësinë shekullore në mes të dy popujve të cilët janë fqinjë si rezultat i dhunës dhe apetiteve për zaptimin e tokave të huaja, në këtë rast Serbia, e cila, në 2/3 e territorit të saj shtrihet mbi tokat e shqiptarëve autoktonë.

Pra, gjithnjë sipas kërkesave të saj dhe ideve të treshes famëkeqe, Vuçiq-Rama- Thaçi, rreth korrigjimit të kufijve, alias ndarjes së Dardanisë.

Kërkesa këmbëngulëse e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, pra, një pushtet i tretë i cili, për qellim e ka, ndarjën e veriut dhe bashkëngjitjen e saj me Serbinë në bazë të deklarimit të atyre komunave më shumicë serbe, ani pse, në veriun e Mitrovicës, ajo shumicë është krijuar artificialisht, duke i përzier shqiptarët autoktonë dhe duke i shpërngulur me dhunë, vrasje e tortura në pjesën jugore të Mitrovicës.

Nënshkruesit e Asociacionit, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, e bëjnë përgjegjësinë shtetërore institucionale dhe penale ndaj atdheut në tentim të ndarjes, shitjes apo faljes së pjesëve të saj, ashtu siç ndodhi me Demarkacionin me Malin e Zi, ku i humbëm 8200 hektar si dhuratë në këmbim të liberalizimit të vizave që ende nuk erdhi në shprehje si arsye së nuk janë plotësuar kushtet, të cilat, sa vijnë e shtohen dhe ndryshohen sipas tekeve të burokracisë evropiane.

Kuvendi i Republikës së Dardanisë, duhet apriori të hap debat rreth kësaj çështje, t’i identifikojë kryesit e këtyre veprave kriminale dhe, njëherit ta obligojë Kryeministrin e Dardanisë që, një Asociacion një etnik në një shtet multi-etnik, assesi mos ta pranojë,“obligim i krijuar” nga ish vasalët e Beogradit, që mos ta zbatojë duke e pasur parasysh edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Dardanisë, ku vërtetohen shkeljet e sajë në 23 nene.

Pra, opozita, mos të sillen si fëmijë të llastuar por, Parlamenti i Dardanisë të

sjellë vendim dhe të nxjerrë Rezolutë me të cilën nuk pranohet assesi Asociacioni një etnik i komunave më shumicë serbe, kur ekziston Asociacioni i Komunave të Republikës së Dardanisë ku mund dhe duhet të jenë pjesë e tij.

Prandaj, nga dy variantet e cekura në titullin e këtij shkrimi, qoftë edhe hipotetikisht, Republika e Dardanisë, assesi nuk mund t’i pranojë sepse e rrezikon tërësinë territoriale, si fillim dhe se dyti, qëllimi i themelimit të këtij Asociacioni është që në të ardhmen jo të largët, ata të deklarohen “në referendumin e tyre” për themelimin e një Republikë të ngjashme me atë të Republikës Serbe në BeH, e cila, përmes udhëheqësit të serbëve të asaj pjese, Millorad Dodik, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për shkëputje dhe bashkim me Serbinë, duke tentuar që ta realizojnë idenë e Serbisë së Madhe apo, të ashtuquajturën, “ botën serbe”.

Ky është hapi i parë për ta destabilizuar Ballkanin dhe Evropën por edhe më gjerë duke i ditur aspiratat e Rusisë se Putinit për t’u futur në Ballkan dhe kontrolluar atë, kryesisht përmes Serbisë, duke e forcuar atë ushtarakisht, e cila bënë kërcënime serioze ndaj Dardanisë, ani pse mirë e dinë se në këtë pjesë të Ballkanit, rrezikohen interesat amerikane qe mund të sjellë në konflikte të superfuqive, që do të ishte një nxitje për një luftë të III- të Botërore.

Megjithatë, Presidenti i SHBA-ve, Biden, e ka kërcënuar Serbinë dhe Vuçiqin direkt shumë seriozisht, ndoshta edhe në mënyrë “banale” se, po tentove të hysh në aventura duke i këcënuar shqiptarët, grat serbe do të vishën në të zeza, sepse, do të përballeni më një supëfuqi ushtarake ndër më të zhvilluara në botë, pra, jo vetëm me shpalljen nongrata të hajduto- kriminelëve në veri të cilët në bashkëpunim edhe më disa ish udhëheqës të shtetit, kanë bashkëpunuar në zhvillimin e bizneseve të jashtëligjshme, kështu duke qenë dorë e djathtë e Vuçiqit në organizimin të serbëve të veriut të cilët janë dirigjuar përmes tyre për të destabilizuar shtetin e Dardanisë pa i pyetur apo marrë pëlqimin e serbëve të cilët e njohin shtetin ku jetojnë por, që janë të shantazhuar dhë kërcënuar që të veprojnë sipas direktivave të Listës serbe, dorë e zgjatur e Vuçiqit.

Qëllimi, të de-funksionalizohet shteti i Dardanisë, të mbahet peng nën parullën se serbet atje “janë të rrezikuar, se kishat e manastiret rrezikohen nga rrënimi, pasi, ato janë prona të Serbisë”, etj.

Prandaj, Kryeministri Kurti, si udhëheqës i bisedimeve me Serbinë, duhet që Parlamenti i Dardanisë ta autorizojë përmes një Rezolute më të cilën e obligonë Kryeministrin, ani pse këtë edhe Kushtetuta e parasheh që, ta mbrojë tërësinë dhe integritetin territorial të Republikës së Dardanisë, dhe, nuk mund të formohet kurrëfar Asociacioni i komunave më shumicë serbe më kompetenca egzekutive, pra, që i bie se, me pranimin e një zgjedhje të tillë, nuk do ta shtrijë sovranitetin në tërë territorin e vendit, të cilin, përpos obligimeve kushtetuese e shtetëtore, është obligim ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së, ku, për lirinë dhe pavarësinë e Dardanisë, ranë martir e heronj të të gjitha gjinive e moshave.

Mendojë se, duhet të shtrohet kërkesë shumë serioze rreth përfaqësuesve të Bashkimit Evropian të cilët janë të angazhuar për ndërmjetësimin e bisedimeve më Serbinë, si zoti Lajçak dhë zoti Borrel, të cilët vijnë nga dy shtete te cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Dardanisë, prandaj, sjelljet dhe veprimet e tyre, më shumë i ngjajnë lobistëve të Serbisë si zoti Grenell, ku, animet ndaj sajë vërehen haptas, duke i bërë presion viktimës e cila përjetojë tmerr e gjenocid nga Serbia, të cilën asnjëherë këta dy përfaqësues të BE-së, nuk e quajtën me emër e mbiemër, shtet kriminal me në krye kriminelin Vuçiq, bashkëpunëtor dhe bashkëveprues i dalë nga setra e Millosheviqit në krimet ndaj shqiptarëve, edhe kur mohohen krimet dhe vrasjet makabre sikur ajo e Reçakut, të cilën e mohojnë zyrtaret më të lartë serb, ata të cilët ishin edhe pjesëmarrës direkt.

Nga Parlamenti i Dardanisë, duhet të vijë kërkesa legjitime për zëvendësimin e këtyre dy personaliteteve ndaj të cilëve, dyshimi për marrjen e anës së Serbisë, vërehet haptas.

Prandaj, për shtetin e Dardanisë, as fundi me dhimbje, hipotetikisht e as dhimbja e pa fund, nuk janë të pranueshme e as zgjidhje afatgjate, pasi në të dy rastet, Dardania nuk do të jetë shtet funksional, sovran dhe totalishtë i pavarur, sepse, nuk është zgjidhje, as e qëndrueshme e as afatgjate duke e pasur parasysh interferimin e Serbisë përmes këtij Asociacioni në politikën e brendshme të Republikës së Dardanisë.

Shpresojmë së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si çlirimtare dhe themeluese e shtetit tonë dhe të tyrin, nuk do të lejojnë një zgjidhje të tillë afatgjate, sepse, më këtë, do të humbet kuptimi i angazhimit të tyre dhe lufta e popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe shtet- ndërtim, si zgjidhje përfundimtare për të ardhmen e këtij vendi, duke shpresuar në një të ardhme më të lumtur në gjirin e shteteve evropiane në një miqësi të përjetshme më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat