Do mundohem shkurtimisht të paraqes opinionin tim mbi ate se cfare ka realizuar demokracia në Shqipëri, sepse lexuesit në të shumtën prej tyre nuk kanë durim për të lexuar gjatë.
Demokracia ka dështuar në Shqipëri që në lindjen e saj pas vetëshëmbjes së komunizmit.
Komunizmi në Shqipëri u vetëshëmb në mënyrë të mirëorganizuar nga komunistët, e të mirëllogaritur sepse triumfatorë pas vetërënies së komunizmit dolën po vetë komunistët që u konvertuan në demokratë.
Dhe kjo është e para që tregon se demokracia lindi e dështuar.
Demokracia në Shqipëri ka dështuar sepse dështoi prej 30 vitesh ndërtimi dhe vënia në funksionin e shtetit demokratik modern e ligjor.
Shteti, drejtësia,ligji, ekonomia, pasuria dhe qeveritë e pas vetërënies së komunizmit u kapën dhe u privatizuan nga të fortët hajdutë politikanë, halabakë e oligarkët komunistë të cilët u bënë jo vetëm politikanët e demokracisë por u bënë edhe kapitalistët më shpirtzinj e më të pashëmbullt zullumqarë krahasuar me ndonjë vend tjetër ishkomunist.
Demokracia në Shqipëri është zbatuar si një betejë për të rrëmbyer, vjedhur e grabitur pushtet,autoritet, pasuri dhe për ta rrëmbyer dhe vendosur të drejtën për të bërë gjithcka amorale e antiligjore; për të rrëmbyer dhe siguruar të “drejtën” e pandëshkueshmërisë e të mosllogaridhënies për zullumet,krimet,vjedhjet e padrejtësitë që ata kanë bërë e vazhdojnë që të bëjnë.