Shqipërisë pas 109 vite shtet tek tani ka filluar për t'i ardhur era shtet: E dreja po vepron me të gjithë forcën në luftimin e korrupsionit dhe të korruiptuarëve .
Sot është arrestuar ish Ministri i Ambientit Leftêr Koka, i dyshuar për korrupsion.
Ish kryeprokurori i shtetit Adratik Llalla, i dënuar më parë gjithashtu për korupsion, sot është zënê në Itali, pasi i kishte ikur drejtësisë, dhe se shpejti pritet të ekstradohet në Shqiperi për të vuajtur dënimin.
Sipas ca të dhënave gjysmë zyrtare dhe nga mediatë do të ketë edhe arrestime tjera të funksionarëve të lartë shtetëror për afera korruptive dhe krim ekonomik të organizuar.
Këto ngjarje në Shqipëri, të orientuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik të orgonizuar japin për të kuptuar se Shqipëria nuk është vend i varfêr, por është vendi vjedhur nga strukturat politike mafioze, prandaj dhe popullata ka jetuar keq, në një vend shumë të pasur, pasuritë e të cilit i janë vjedhur nga strukturatë e tij politike për tu pasuruar vetë në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar popullatës varfëri dhe mjerim.
Nëse lufta kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik në Shipëri ,vazhdon me të njëjtin intenzitet dhe seriozitet, pa dyshim se jeta e qytetarëve shqipëtarë atje do të përmirësohet shpejtë dhe në mënyrë të dykshme, pa u detyruar që ta lëshojnë vendin e tyre për të gjetur punë në vendet tjera përendimore ...
Shëmbullin e Shqipërisë në luftimin e korupsionit dhe krimit ekonomik duhet ta ndjek edhe Kosova, megjithëse Kosova ,krahasur me Shqiprinë sa i përkët zbatimit të vetingut është prapa, por kjo nuk do të thotë se lufta kundër korupsionit dhe krimit ekonomik të orgonizuar të ashtuqujtêrve peshqitë e mëdhënjë duhet lënë anash.