Rusia me aleatët, Kinën dhe Serbinë teston Amerikën, UE dhe aleancën NATO

Opinione

Rusia me aleatët, Kinën dhe Serbinë teston Amerikën, UE dhe aleancën NATO

Nga: Luz Tomaj Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 09:52
Luz Tomaj

Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha – thotë një fjalë e moçme.

Kohë pas kohe, përmes rrjetit elektronik, komunikoj me Shtëpinë e Bardhë dhe drejtpërdrejt me senatorë apo anëtarë të Kongresit. Vazhdimisht e kam shprehur mendimin dhe kam insistuar se, bota ka fat derisa Amerika është fuqia numër një në botë. Kuptohet, këtë pozitë e pretendojnë edhe shtetet tjera e në veçanti Rusia dhe Kina.

Rusia e kërcënon Ukrainën me invazion. Invazionin e planifikon në janar të vitit të ardhshëm. Nuk është koincidencë se thuaja në të njëjtën kohë, zhvillohen aktivitete politike, të cilat shpiejnë në ndarjen e Republika Srpska nga Bosnja. Përkundrazi, lexova se një javë para mbajtjes së seancës së kuvendit të Republika Srpska, në Banja Lluk, ai far Dodiku, kishte qenë me u rrëfye te Putini.

Sipas mjeteve të informimit, kryetari i Ukrainës sot kërkonte nga UE, vënien e masave të paralajmëruara, para aksionit eventual të Rusisë. Në UE qenkan edhe mendimet e ndara. Disa shtete e përkrahin kërkesën e sotme të Ukrainës ndërsa, disa shtete janë të mendimit se sanksionet kundër Rusisë, të ndërmerren pas invazionit eventual.

Në anën tjetër, një ditë më parë, ishte zhvilluar edhe takimi në mes Kryetarit Kinez Xi Jinping dhe Putinit. Temë e takimit ishte kooperimi i sigurisë kundër SHBA-ve.

Do shohim se çka do të ndodhë.

Në qoftë se nuk parandalohet shpartallimi i Bosnjes dhe ndarja e Republika Serpska, Serbia nuk ka të ndalur. Me fjalë tjera, kam frikë se më pas, Serbia do të veprojë edhe kundër Kosovës.

Kur shikoj se çka krejt ndodhë në radhët e PD në Shqipëri, madje edhe në institucionet e shtetit, se çka krejt ndodhë në radhët e deputetëve, në Kosovë dhe aktivitetet tjera, në të cilat janë në gjendje që edhe fizikisht të rrihen, vetëm e vetëm për marrjen e pushtetit, më shkon mendja se, ato figura, a mendojnë fare për shtetin?!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat