Me të ardhur në krye të LDK-së, Lumir Abdixhiku përmendi reformat, të cilat deri tani nuk janë parë.
Për më tepër kemi parë dhe vazhdimisht po shohim një politikë alla Isa Mustafa.
Në politikën përendimore, kush humbët zgjedhjet merr përgjegjësi dhe ulët ose largohet nga përfundimisht nga politika.
Por, kjo nuk ndodh në LDK e “reformave”. Humbja e LDK në Gjilan është dashur t’i paraprijë edhe largimit të Lutës nga posti i nënkryetarit, kjo nuk ndodhi, për më tepër Luta vetëm sa u avansu edhe me një poiztë tjetër, goxha të rëndësishme.
Numri dy i LDK-së, do të jetë shefi i LDK-së në dialog me Serbinë. “Unë do të jem përgjegjësi i LDK-së për dialog me Serbinë”. Me ta thënë të drejtën është detyrë shumë e vështirë, si për të dashur të thotë se e mora jo nga dëshira, por ngase kështu vendosi Lumiri.
Ky i fundit, me veprimet e tija po bie ndesh me atë që ka proklamuar. Për më tepër, LDK që publikisht disa herë ka kundërshtuar ndarjen, shkëmbimin e territoreve, emëron dikë që është pro kësaj.
Disa herë, në vazhdimësi, Luta ka qenë hapur pro shkëmbimit të trritoreve. Haziri është ndoshta i vetmi në këtë subjekt politik që shkëmbimin e territoreve e sheh si zgjidhjen e qëndrueshme dhe të përhershme në raportin mes dy vendeve.
Ai nuk ka votuar pro një platformë për dialogun, të cilën LDK-ja në maj ia kishte ofruar kryeministrit Albin Kurti, e ku përfshihej mbrojtja e integritetit territorial të vendit.
Në një intervistë të më hershme, i pyetur nëse qëndron ende personalisht për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, Haziri pohoi pa hezitim: “Gjithmonë. Unë nuk besoj që ndryshe mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme”.
Kjo gjë dëshmon edhe një herë, LDK ka emëruar për dialog dikë që është kunfër parimve që vet partia i ka vendosur në raport me Serbinë. Kjo tallje e Lumirit me qytetarët, para se gjithash me anëtarët e LDK në reminishencë të kujton veprimet e Isa Mustafës, talljet e tija thumbuese me qytetarët.
Për këtë Isa ka marr dënimin e qytetarëve, këtë gjë mos ta harrojë asnjëherë Lumiri. Nisur nga veprimi i fundit i LDK me emërimin e Lutës, vihet në dyshim sinqeriteti i saj karshi parimeve kundër shkëmbimit të territoreve.
Me veprimet e deritanishme, sidomos këtë të fundit. Lumir Abdixhiku nuk është duke vepruar komform premtimeve të tija për reformat e premtuar në parti, nëse vazhdohet kështu nuk pritet të ketë ndryshim të nevojshme për LDK. Luta, i takon trekëndshit të Bërmudës në LDK së bashku me Isën dhe Agimin, të cilët me vepriemt e tyre kundër vullnetit të votueseve dhe anëtareve të LDK, e kanë sjellur këtë parti në pozitën më të rëndë që nga ekzistenca e saj.
Për më tepër, Lutfi Haziri humbi Gjilanin, një ndër komunat më të mëdha, e cila ka qenë bastion i LDK. Të gjitha këto, edhe qëndrimet e tij për shkëmbim, afërsia e tij me Hashimin dhe SHIK-un, janë të mjaftueshme për mos t’i dhënë asnjë detyrë tjetër në LDK.
Në vend se të saj, Lumiri e dërgon me detyrë përsonin me të paduhur që mund të gjindet në LDK. Gjithësesi, shpresoj se kryeministri Kurti s'do e pranojë në delegacion një përson të tillë, me veprimet e tij pro Thaçit, nuk është i besuar dhe as i duhur për të diskutuar për fatin e vendit tonë.
Gjithësesi, shpresoj se Lumiri të reflektojë duke e kuptuar se me Lutën nuk ka reforma. Lutfi Haziri është e kaluara, jo e tashmja dhe e ardhmja e LDK-së.