Letër të cilën duhet ta ketë parasysh çdo qytetarë i Kosovës i moshës madhore me të drejtë vote !
Qytetarë të nderuar të Kosovës!
Mos i'au besoni qeverisjen e vendit atyre, të cilët që 20 vjet u kanë gënjyer për interesa të vetat .
Atyre të cilët i rrënuan ndërmarrjet publike, duke i punësuar njerëzit e famijeve të tyre edhe atëherë kur ndërmarrja nuk kishin nevojë për punësim.
Atyre të cilët i'a kanë përllosur imazhin e Kosovës, duke i dërguar njerëzit e familjeve të tyre në përfaqësi Diplomatike të Kosovës jashtë vendit, pa përgaditje shkollore dhe profesionale.
Të jeni të bindur qytetarë të nderuar, se të tillët kurr nuk do të ndryshojnë për të mirën e Kosovës, prandaj keni rastin dhe mundësin kushtetuese që t'i fshini përfundimisht nga vendët udhëheqêse me votën tuaj, nëse e dêshironi një shtet, i cili mendon dhe vepron në interesin e të gjithë qytetarëve, e jo vetëm për interesa të grupëve të caktuara të interesit, të cilët e kanë kapur shtetin dhe për mes kapjës shtetit e mbajnë peng zhvillimin e Kosovës dhe pa mundësinë e ngritjës së mirëqenjës së qytetarëve të Kosovës.
Nuk ka mjerim më të madh për një popull, i cili hajnave, zhvatësve dhe të korruptuarëve në mënyrë të përsëritur i'au besojnë qeverisjen e vendit.
Patrioti, as partisë vet nuk i'a jep votën kur e di se, nuk është në shërbim të qytetarëve dhe Atdheut, por në shërbim të korupsionit për tu pasuruar vet dhe varfëruar qytetarët.
Qytetarët e emancipuar të një vendi gjithmonë e zgjedhin një qeveri e cila e lufton të keqën dhe e ngrit mirëqenjen e tyre, të tillë duhet të jemi ne qytetarët e Republikës së Kosovë!