Kuvendi i PD-së me 18 Dhjetor 2021 do shënojë ndarjen e PD dhe të Shqipërisë nga tranzicioni

Opinione

Kuvendi i PD-së me 18 Dhjetor 2021 do shënojë ndarjen e PD dhe të Shqipërisë nga tranzicioni

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 12:36
Skënder Sadri Kapiti

Nesër mbahet Kuvëndi Kombëtar i Partisë  Demokratike, i cili mbahet në një kohë kur para shqiptarëve është e domdoshme dhe jetike  ndarja e shoqërisë shqiptare nga tranzicioni traumatik dhe nga politika e vjetër e korrupsionit , politikë e cila e ka marrë peng shtetin , shoqërinë, zhvillimin dhe që e ka bllokuar drejtësinë, sistemin dhe demokracinë e intergrimin. PD dhe  Basha po sfidojnë jo vetëm korrupsionin por  edhe politikën  pro-Beogradit të rilindjes së socialistëve por edhe atë  të politikës kundër Washingtonit të Berishës e të foltoristëve.

Njëra është ajo që ka protagonist Edi Ramën, si arkitekt apo bashkëarkitekt me Vucicin për Minishengenin Ballkanik, apo si ia ndryshuan emrin dhe tani e quajnë “Ballkan i Hapur, si një projekt i cili u shërben vetëm interesave të Serbisë, si një projekt tërësisht i panevojshëm për Shqipërinë, si një projekt anti-Kosovë dhe si një projekt që vetëm Shqipëria nuk duhej ta kishte pranuar përderisa shqiptaret kanë objektiv dhe orientim integrimin në BE dhe jo në një organizim   neojugosllav.

Një Ballkan i Hapur i cili e fton Kosovën jo si shtet por si Krahinë Autonome.

Nga ana tjetër e politikës kemi një farë lëvizje foltoriste që u është kundërvënë SHBA-ve, lëvizje antiamerikane  që  është kundër non gratës amerikane për të mbrojtur të shpallurin non grata, Sali Berishën.

Dhe pyesim se kujt i shërbejnë  sot këto tollovira politike ?!

Ato janë kundër interesave kombëtare shqiptare dhe si të tilla i sherbejnë Serbisë,Rusisë dhe të gjithë armiqve të shqiptarëve që kanë për qëllim e strategji prishjen dhe ftohjen e marrëdhënive miqësore e strategjike shqiptaro-amerikane.

Nuk janë vetëm këto, por si të përbashkët dhe si themele  Rama e rilindja, dhe Berisha e foltorja, kanë korrupsionin.

Të dy janë të interesuar që ta mbrojnë veten e tyre nga ndëshkimi ligjor, ndërsa Berishës për korrupsion i erdhi non grata amerikane, por jo se Edi Rama nuk është i korruptuar, pasi qeveria dhe ministrat e administrata e tij nuk shkojnë në punë  për t’u shërbyer shtetit e qytetarëve, por vetëm për të grabitur dhe përfituar me tendera, me sherbimet dhe me investimet, për të grabituar paranë publike dhe për t’u zhvatur ryshfete qytetarëve. 

Këtë e verteton fakti i arrestimit të ishministrit Lefter Koka , mikut më të afërt të Kryeministrit Edi Rama ku akuzat e ngritura nga SPAK për të janë:

“Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Kjo është  akuzë për  fytyrën  e vërtetë e qeverisjes së Ramës dhe të rilindjes së socialisteve.

Dhe Sali Berisha me të tijët ne vënd që të ishin sot në mbështetje të PD-së dhe të Lulzim  Bashës për ta rrëzuar qeverinë e votava të blera nga paratë e vjedhura shqiptarëve si këto të Lefter Kokës dhe të ministrave të tjerë , por ai është në krye të lëvizjes anti-Basha dhe anti-SHBA për të mbrojtuar korrupsionin e vet.

Korrupsioni në Shqipëri ka kapur pothuajse të gjitha mediat. Kjo vihet re në ato qëndrime tejet të njëanshme që ato mbajnë karshi korrupsionit politik dhe që tregojnë hapur mercenarizmin material të tyre dhe të pronarëve të tyre. Është karakteristikë e shumicës së mediave në Shqipëri se ato e kanë shumë të vështirë jo që nuk përkrahin por as nuk mbajnë pozicion paanshmërie e ndershmërie karshi alternativave të reja. P.sh. mediat në Shqipëri dikur kur Berisha nuk kishte dalë kundër Bashës ato e sulmonin Berishën , ndërsa sapo Berisha iu kundërvu Bashës mediat menjeherë u vune pro Berishës në shërbim të propagandës foltoristike dhe të mitingjeve të saj.

Kuptohet se këtu ka hyrë në lojë paraja korruptive e politikës së vjetër sepse shumica e medive në Shqipëri janë lakmiare të paskrupullta të parasë, aq sa jo shumë kohë më parë mediat greke nxorën sekretin e fondeve të posacme të qeverisë greke për politikanë e media në Shqipëri që paguheshin për të propaganduar e mbështetur agjendat e tyre antishqiptare.

Pra ky Kuvënd i Partisë Demokratike që mbahet nesër do hyjë në histori si Kuvëndi i cili do ta ndajë Paretinë Demokratike nga tranzicioni, nga politika dhe nga politikanët e vjetër të cilët PD-në vetëm sa e kanë shfrytëzuar për interesa personale, si dhe në një perspektivë shumë të afërt PD do të vijë në pushtet dhe do ta nxjerrë Shqipëinë nga tranzicioni korruptiv dhe pengues e bllokues i demokracisë dhe tërë sistemit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat