Cili është kryeministri më i dëmshëm që ka patur Kosova?

Opinione

Cili është kryeministri më i dëmshëm që ka patur Kosova?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 dhjetor 2021 Në ora: 21:26
Ish-kryeminsitrat e Kosovës

Kosova deri tani ka pasur tetë kryeministra, i nënti është kryeminstri aktual Albin Kurti.

Po flaism për kryeministrat pas luftës, këtu futet edhe Adem Salihaj, i cili nga pozita e zv.kryeminstrit që ishte postin e u. detyrës së kryemisntrti e ka ushtruar vetëm 17 ditë. 

Deri tani, kryeministri më së shumti që ka qëndruar në pushtet është Hashim Thaçi, për më shumë së gjashtë vjet e gjysmë.

Në këtë kuptim është krejtësisht e rrugës të bëjmë bilancin, pavarësisht periudhës së qëndrimeve të tyre, të analizojmë se cili nga këta kryeminstra ka qenë më i dobëti me përformancë.

Për nga karizimi, më i panatyrshmi ka qenë Agim Çeku, i cili për dy vite qëndrimi në këtë pozitë, nuk ka arritur të lë gjurmë për ndonjë punë të mirë, megjithëse s’mund të thuhet as për ndonjë skandal.

Gjithashtu edhe Bajram Kosumi, s’ka qenë profil i duhur për një pozitë kaq të rëndësishmë, sidomos në kohën kur Kosova po bisedonte për statusin e saj në Vjenë.

Gjithësesi, edhe Kosumi nuk mund të thuhet se ka bërë dëm të madh për vendin, ndonëse as gjëra pozitive që ia vlen të përmenden.

Duke u bazuar në këto gjëra, mund të thuhet se janë dy kryemintsrat të cilët kanë bërë dëmë më të mëdha për vendin, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

I pari, me dinakërinë e tij, ka arritur të shpërblejë gjithë jaranat e tij me tendere, ndërkohë që vendin në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm e ka degraduar si mos më keq.

Në apsektin e brendshëm, dëmët janë kolosale, degradim në fushat kruciale të jetës: arsim, drejtësi, shëndetësi, ekonomi, aty ku ska lën pa future duart e tija të pista, Thaçi nuk ka vshitur pasuritë e vendin pa asnjëmëshirë, pavarësisht dëmit të madh.

Të flasim për dëmet e Hashimit që i ka bërë Kosovës duhet shkruar me javë e muaj të tërë, po përmendim këto fushat, e që besa shumë herë në shkrimet e më hershme i kemi cekur më detalisht.

Në aspektine jashtëm, ishte në gjendje edhe me ba shkëmbim territore për të shëptuar nga Gjykata Speciale,  fatmrësisht kjo nuk ndodhi. Në anën tjetër, Ramush Haradinaj, paranë publike e ka keqpërdorur si mos më keq, hiq nuk ia ka lën mangut Hashimit.

Edhe rezervat i shteti, që janë të shenjta dhe nuk prekën vetëm në rastë të fatkeqësive, i ka shpërnda për filma, për luks.

Kryeminstrat tjerë, pavarësisht se s’kanë qenë të duhur për pozitën e kryemisntrit, kanë qenë më të përgjegjshëm kur bëhët fjalë për paranë publike.

Këtu përjashtoj kryeministi aktual, për të cilin smund të thëmi asgjë pa përfunduar mandatin e tij. Kur jemi te paraja publike dhe kujdesit që mos të përfshihet në afera korruptive, Albini është i pastër deri tani.

Duke qenë në pozitën e kryemisntrit, një individ, nëse vëinteresat e tija prioritet, dëmëin për vendin dhe qytetarët e ka të madh. Të tillë kemi pasur, më i tmerrshmi dhe i dëmshmi, mendoj se ka qenë Hashim Thaçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat