Thirrjet e Ramës dhe të Aleksandër Vuçiqit për “Open Ballkan”

Opinione

Thirrjet e Ramës dhe të Aleksandër Vuçiqit për “Open Ballkan”

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 12:41
Adem Bytyçi

Nuk është çudi se, thirrjet patetike dhe në shërbim të hegjemonizmit tregtar dhe politikë në rajon të shtetit të Serbisë, nga kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama kanë hasur në vesh të shurdhër të shteteve të rajonit, të cilat me kohë i kanë kuptuar aspiratat e shtetit serb për ta dominuar rajonin në të gjitha aspektëet , veqnêrisht dêshirën e kahmotshme të shtetit serb për të patur dalje në Adriatik.

Si nuk e di Edi Rama, se dalja e Serbisë në detin Adriatik, shqiptarëve u ka kushtuar shumë sakrifica, mizori dhe viktimë nga hrgjemonizmi serb deri në shkakllë gjenocidi.

Kryeministri i Shqiprisë me shkurtëpamësin e tij, qoftë me apo pa vetëdije është rreshtuar në anën e interesave anti kombëtare shqiptare të hegjemonizmit dhe ekspansionizmit serb.

Tani, Serbia pasi nuk mundi të sigurojë me luftë daljen në detin Adriatik shqiptar, Edi Rama këtë po ia mundëson Serbisë në paqë, pa luftë.

Sido që mendon dhe vepron Edi Rama, miku i presidentit aktual të Serbisë, dikur bashkëpuntor i ngusht i Kasapit të Ballkanit, Millosheviq, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama ka për tu bindur se dy ëndërrat e tij nuk do të realizohen asnjëherë: 1. Ballkani Hapur nuk do të mund ta zëvendësoj procesin e Berlinit, për kundër dëshirës së Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit, dhe 2. Forcat politike patriotike në Shqipëri dhe Kosovë, nuk do të pranojnë miqësinë me Serbinë, përderisa Serbia, nuk kërkon falje për gjenocidin anti shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë 1998/99, dhe nuk e pranon shtetin e Kosovës.

Udhëheqësit dhe politikanët shqiptarë një fakt duhet mos ta harrojnë asnjëherë: Ata që i tradhtojnë interesat e kombit dhe atdheut, në raport me shtetin e Serbisë, kufomat e tyre herët a vonë vendin e kanë në varrezat e Kalamegdanit në Beograd , atje ku gjendet varri i Esat Pash Toptanit, mikut të Serbisë anti shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat