Që moti i janë drejtuar kritika Edi Ramës, kryministrit aktual të Shqipërisë, pse është vëllazëruar dhe miqësuar aq shumë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtorin e ngusht të anti-shqiptarit Millosheviq, i cili viteve 1998/99, bëri gjenocid anti-shqiptar në Kosovë.
Edi Rama, edhe pse Serbia nuk ka kërkuar falje për mizoritë, masakrat makabre në shkallë gjenocidi kundër shqiptarëve të Kosovës në luftën e fundit, vazhdon miqësinë dhe bashkëpunimin me një shtet anti shqiptar, sikur ky shtet ta kishte kultivuar një politikë miqësore dhe dashamirëse me Shqipërinë dhe shqiptarët, e jo një politikë historokisht gjenocidale anti shqiptare.
Është për keqardhje një sjellje e tillë e Edi Ramës, kryeministrit aktual të Shqiprisë në raport me një shtet historikisht anti shqiptar, i cili është përgjegjës për vrasje masive të shqiptarëve, spastrimet etnike të territoreve shqiptare dhe tri gjenocide me përmasa të tmerrshme dhe trishtuese nga mënyra e realizimit të tyre.
Por, Edi Rama, e mban pushtetin në Shqipëri, përveç tjerash edhe me përkrahjen dhe solidarizimin e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili në zgjedhjet e fundit nacionale në Shqipëri është deklaruar botërisht se përkrah moralisht fitoren e Edi Ramës dhe subjektit të tij politik.
Me shumë keqardhje, por nëse i referohemi historisë nuk është vetëm kryeministri Edi Rama, i cili llogarit në ndihmën e Serbisë anti shqiptare për ta mbajtur pushtetin në Shqipëri, edhe kryeministra tjerë shqiptarë kanë ardhur në pushtet në Shqipëri me ndihmën dhe pêrkrahjen e Serbisë: Mbreti Zog, ka ardhur në pushtet në Shqipëri me ndihmën e Serbisë së Pashiqit, Enver Hoxha ardhjen në pushtet e ka realizuar me përkrahjen e Titos dhe mbeturinave të tij serbo-komuniste anti shqiptare, duke lënë Kosovën nën sovranitetin Serbo- Jugosllav.
Edi Rama, nëse vazhdon të ndjek rrugën e paraardhësve të tij për ta mbajtur pushtetin në Shqipëri, do të pendohet, sepse tani është tjetër kohë dhe vetëdija kombëtare e popullatës shqiptare është ngritur në atë shkallë sa për ta zgjedhur rrugën e cila është në interesin më të mirë të tij.
Dikur individët kanë vendosur për fatin e tij, tani është koha kur populli shqiptar vetë-vendos për fatin dhe të ardhmen më të mirë të tij dhe dijnë të sillet në raport me miqtë dhe armiqtë e tij të dikurshëm dhe të tanishëm.