Se deri ku ka depërtuar xhelozia e sëmurë, urrejtja dhe mendësia primitive tregojë më së miri mbledhja e Parlamentit të Republikës së Kosovës në të cilën Presidentja Osmani e paraqiti fjalimin vjetor para deputetëve. Kjo që ndodhi kur një numër i Deputeteve të opozitës të Lidhjes Demokratike, të Partisë Demokratike dhe Aleancës e bojkotuan fjalimin e saj është turpi më i madh i individit, i deputetit dhe i subjektit politikë.
Në kohën kur bota po bashkohet kur shtetet dhe kombet po rreshtohen për ta ruajtur identitetin Kombëtar, dhe Shtetëror, dhe ruajtjen e vlerave demokratike dhe civilizuese deputetet e Parlamentit të Kosovës pa pasur fare turp pozicionohen bashkë me listën serbska për ta anashkaluar fjalimin e Presidentes Vjosa Osmani e cila është politikania që më së paku meriton të bojkotohet.
Parullat e rrejshme të një numri të deputeteve të Lidhjes Demokratike të cilat thirren në filozofinë e Ibrahim Rugovës vite me radhë u shërbyen individëve dhe figurave politike vetëm si retorikë për interesat e tyre për të arritur ndonjë pozitë në politikë apo ndonjë përfitim karrierist apo materialo financiar.
Opinioni i gjerë pavarësisht se cilës parti i takon apo e simpatizon e dinë mirë biografinë dhe veprimtarinë politike dhe intelektuale të Presidentes Vjosa Osmani. Nëse dikush qëndron afër vlerave filozofike dhe atyre politike, humane dhe njerëzore për ta bërë shtetin të cilat i kultivojë Ibrahim Rugova atëherë nuk ka dyshim se me ato vlera qëndron edhe Vjosa Osmani.
Jemi ngopur me politikën e partive të mbrapshta të cilat i sollën vendit shumë dëme duke i shkatërruar vlerat tradicionale, shqiptare dhe duke i keqpërdorur resurset ekonomike të cilat ishin ndërtuar me mund të madh nga djersa e punëtoreve të Kosovës. Partitë të cilat ishin në qeverisje dhe të cilat kanë përgjegjësi për dështimet më të ndryshme në ndërtimin e shtetit tani ende nuk po e kuptojnë apo nuk don ta kuptojnë se demokracia funksionon në bazë të votës së lirë të popullit.
Sot në Parlamentin e Kosovës ulën deputetet apo kryetar partish të cilët pa fije turpi i maltretojnë qytetaret me fjalime boshe që më askush si beson. Disa prej tyre kur flasin në Parlamentin e Kosovës e të cilët janë bërë milioner duke zhvatur buxhetin e shtetit dhe çka jo tjetër, derisa ata flasin “Për interesat e popullit”.. Unë skuqem [turpërohem] në shtëpinë time para ekranit televiziv.
Se deri kur do të vazhdojë kjo mendësi e individëve të cilët jetojnë nga politika duke u financuar nga taksat e qytetareve të Kosovës mbetet të shihet. Më thotë mendja se kjo do të vazhdojë derisa inteligjenca e Kosovës të ndërgjegjësohet dhe të aktivizohet për ta ndryshuar gjendjen ekzistuese dhe për ta shpëtuar vendin nga grupet e interesit të cilat që nga paslufta po i rrjepin qytetaret dhe pasurinë e shtetit. Se kur do të ndodhë i besoj intuitës time që më jep shpresë.!