Ballkani i hapur pa revidim të Kushtetutës serbe “Kosova pjesë e saj” mohon shtetësinë e Kosovës

Opinione

Ballkani i hapur pa revidim të Kushtetutës serbe “Kosova pjesë e saj” mohon shtetësinë e Kosovës

Nga: Agim Vuniqi Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:01
Autori Agim Vuniqi

Ideja e vjedhur nga Rugova e viteve të 90-ta “Kosova e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë” nga Vuçiqi dhe Rama është e tejkaluar, sepse Serbia nuk ka lëvizur nga slogani “Kosova është Serbi”, pra synim duhet të jetë BE-ja, jo shfajësimi i Serbisë, dhe hyrja e narko dollarit serbo-rus në bregdetin shqiptarë.

Serbia përmes Ramës me idenë e “Ballkanit të hapur” dobëson pozicionin dialogues të Kosovës.

Pas luftërave dhe krimeve në Ballkan, pa njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë, ideja e kurorëzuar si marrëveshje trepalëshe në mes të Vuçiqit, Ramës dhe Zaevit, është përpjekje për shfajësim historik të Serbisë dhe plotësim i Kapitullit të 35-të, si kusht për fqinjësi të mirë. Pa mëdyshje Rama është kryeministër që është blerë nga rusët dhe Vuçiqi. Në Shqipëri po hapet korridori i pastrimit të parave të narko-mafisë ruse.

“Mini-Shengeni”, tash "Ballkani i hapur" nuk është “shengen”, edhe ashtu të gjitha ato shtete nënshkruese janë nënshkruese të “Shengen-it”, pra kanë të drejtën e qarkullimit të lirë, e kosovarët edhe ashtu në të gjitha shtetet e përmendura udhëtojnë pa viza, pra ky projekt u bë në kurriz të Kosovës..., për asgjë tjetër, sepse përveç Kosovës të gjitha kanë përfunduar shtetndërtimin dhe janë anëtarë fuqiplotë të OKB-së.

Qëllimi i marrëveshjes është bërë me u shfrytëzu “autobahnat” e Kosovës, të financuara nga qytetarët e Kosovës, dhe për të plotësuar Serbia kapitullin 35 (për fqinjësi të mirë) të vënë nga Gjermania!!!

Kapitulli 35 ka të bëjë me çështjen e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me fqinjët, gjë që për Serbinë nënkupton praktikisht normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat