Kuvendi i Kosovës me urgjencë, kryeministrin Rama, ta shpallë tradhtar të interesave nacionale dhe shtetërore të Kosovës!

Opinione

Kuvendi i Kosovës me urgjencë, kryeministrin Rama, ta shpallë tradhtar të interesave nacionale dhe shtetërore të Kosovës!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:10
Aleksandar Vuçiq, Edi Rama

Duke marrë për bazë veprimet dhe dëmet e panumërta të Edi Ramës, të cilat qëkur ka ardhur në krye të Partisë Socialiste (PS) i ka bërë në dëm të pavarësisë dhe sovranitetit Republikës së Kosovës, siç janë;

Mos denoncimi si kryetar i PS-së dhe si kryeministër i Shqipërisë, shtetit amë te të gjithë shqiptarëve, të krimeve monstruoze dhe gjenocidit të Serbisë të cilat i ka bërë në Kosovë gjatë viteve 1990/99.

Thirrja dhe pritja në Shqipëri si dhe dekorimi i këngëtarit fashist serb, Goran Bregoviçit, me çelësin e Bashkisë së Tiranës (2013).

Miqësia e ngushtë dhe personale e tij (E. Ramës) me krerët shtetëror të Serbisë fashiste, në veçanti me Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë dhe ish ministër për informata në qeverinë e kasapit të Ballkanit, S. Millosheviçit.

Takimet e tij të fshehta në Nish (2016) me A. Vuçiqin dhe pajtimi i ER për ndryshim të kufijve të Kosovës në favor të Serbisë, për t’ia dhënë asaj pastaj veriun e Kosovës,

Përkrahja e tij e plotë e përpjekjeve të Hashim Thaçit, president i Kosovës, për ndryshim të kufijve, gjegjësisht për këmbim territorial me Serbinë, për t’ia dhuruar veriun e Kosovës deri në urë të Mitrovicës, gjoja për ta marrë si kompensim Bujanovcin me pak fshatra të Luginës.

Pranimi dhe bërja pjesë e Shqipërisë në nismën e A. Vuçiqit në Novi Sad, nga ana e Edi Ramës, për formimin e “Mini-Shengenit”, duke mos u koordinuar fare paraprakisht me udhëheqësit shtetëror të Kosovës, madje as me mikun e tij, H. Thaçin, i cili për çudi e kishte refuzuar këtë nismë.

Thirrja prapë e këngëtarit serb, neo-kriminelit G. Bregoviç në festivalin e Korçës, ku publikut i këndoi këngën e njohur çetnike, “Kallashnikov”, me pëlqimin e E. Ramës, kryeministër, duke i mbyllur veshët ndaj thirrjeve dhe kërkesave të mijëra kosovarëve që mos ta lejojnë qëndrimin e tij në Shqipëri.

Mos heqja dorë për asnjë çast nga skenari për ndryshim të kufijve Kosovë-Serbi si dhe nga formimi i “Mini-shengenit”, duke anashkaluar Kosovën si shtet të pavaruar, skenarë të cilët nuk u pranuan nga miqtë amerikan, sidomos refuzimit nga ana e kancelares gjermane, znj. A. Merkel, etj. Por, i cili më vonë u përmutua në njëfarë “Open Ballkan” (Ballkan i hapur), e ku sot në Tiranë trojka pro-ruse mbajnë takimin e radhës, pra projekt dhe skenar ky i Serbisë, i cili është në funksion dhe mision të plotë antishqiptar, me pasoja shumë të rrezikshme për kombin shqiptar dhe të ardhmen e tij..!?

Andaj, nisur nga kjo që u tha më lartë, sidomos duke marrë parasysh verbërinë politike dhe tradhtinë kombëtare që Edi Rama për disa vite rresht është duke ia bërë Kosovës, si thikë pas shpine, veprime këto që me vite është duke i bërë në favor të hegjemonisë serbe dhe ruse në Ballkan, alias duke u vu në shërbim të plotë të politikës fashiste dhe antishqiptare të regjimit serb në Beograd, nuk ka dyshim, se Edi Rama, paraqet sot tradhtarin më të madh të kombit, por edhe mercenarin tipik dhe marionetën e mjerë të çetnikut Aleksandër Vuçiq.

Një gjë duhet ta ketë të qartë regjimi vasal i Tiranës në krye me Edi Ramën, se Kosova dhe dy milion shqiptarët e saj, kurrë nuk do pranojnë që një tradhtar si E. Rama, t’ua shkelë dhe t’ia falë Serbisë gjakun e 15 martirëve të vrarë në luftën çlirimtare (1998/99), t’ia falë kriminelëve serb përdhunimin e 20 mijë shqiptareve, bijave të tij fisnike, t’ia falë gjakun e 1400 fëmijëve-filizave shqiptare të vrarë dhe masakruar barbarisht, siç nuk do të pranojnë kurrë që ta amnistojnë Serbinë fashiste për gjenocidet e bëra ndaj Kosovës me vise në dy shekujt e kaluar.

Pra, shqiptarët e Dardanisë kurrë nuk do pranojnë që t’i normalizojnë raportet me xhelatin serbo-sllav, derisa Serbia të mos u kërkojë falje publike shqiptarëve për krimet e bëra në Kosovë, si dhe derisa të mos i pranojë dhe paguajë dëmet e luftës që ia ka bërë Kosovës në luftën e fundit!

Këto kushte dhe qëndrime të prera dhe unanime te të gjithë shqiptarëve të Kosovës, duhet t’i kenë të qarta dhe t’i mbajnë mirë në mend çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo qoftë në botë, sepse pa plotësimin e këtyre kushteve nga ana e Serbisë hegjemoniste, si fajtorja kryesore e të gjitha tragjedive që ua ka bërë shqiptarëve në Ballkan, kurrë nuk do ketë qetësi dhe as paq të qëndrueshme në Ballkan, por as në Evropë dhe më gjerë..!?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat